Balla: Procesi i votimit transparent, të shtunën zgjedhje në Lezhë dhe Dibër

608
Deputeti socialist, Taulant Balla ka vlerësuar procesin e votimit në 4 qarqet Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë. për delegatët në kongresin e 19 marsit.
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Balla nëpërmjet një deklarate për mediat tha se procesi ishte transparent dhe se një proces i tillë zhvillohet vetëm në PS.
Po ashtu Balla bëri të ditur se këtë javë që vjen procesi i votimit do të zhvillohet në qarkun e Dibrës dhe të Lezhës.
Taulant Balla: Ishte një process i shkëlqyer dhe transparent, po i tillë ka qënë edhe procesi i numërimit dhe i administrimit të procesverbalëve. Ky proces i tillë zhvillohet vetëm në PS sepse jemi partia që i zgjedh delegatët sipas parimit një anëtar një votë.
Në të katër qarqet morën pjesë 24 783 anëtarë të partisë në votim nga 33 926, pra 73.1 % të anëtarëve të partisë. Nga ky proces u zgjidhën delegatët, ku dua të theksoj se nga 337 delegatë 146 janë gra dhe 109 janë të rinj dhe të reja. Këtu është respektuar vendimi i Asamblesë për të pranuar 50% gra dhe 50% burra dhe 1/3 e delegatëve janë të rinj dhe të reja
Procesi është gati për të zhvilluar javën që vjen në Lezhë dhe në Dibër dhe nga ky komunikim do ti këkroja cdo anëtari që ditën e shtunë prej orës 8 në të gjitha qendrat e votimit të ushtrojë detyrimin statuor për të votuar.
Sigal