Bakaj: AKU, gjithmonë i angazhuar në programet e BE-së për të çuar vendin drejt aderimit

658
Sigal

AKU, pjesë e projekteve të Autoritetit Europian për Sigurinë Ushqimore për vendet e Para-Aderimit

“Takim për Para-Aderimin mbi programin aktual dhe të ardhshëm”. Kështu titullohej aktiviteti i zhvilluar më 16 Nëntor në Parma të Italisë, i organizuar nga Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore (EFSA). Në takimin me drejtuesit e EFSA-s, ishin pjesmarrës përfaqësuesit e Autoriteteve të Sigurisë Ushqimore të vendeve të Ballkanit, të cilat janë pretendente për aderimin ne Bashkimin Evropian: Shqipëria, Kosova, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Turqia.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm, Afrim Bakaj, Znj.Ana Xhafo, Përgjegjëse e Sektorit të Kërkimit Shkencor dhe Dokumentacionit, si dhe Znj.Pamela Radovani, Koordinatorja për Institucionet Ndërkombëtare.

Delegacioni Shqiptar u prit nga Finn Sheye, Forumi Këshillimor dhe Njësia Bashkëpunimit Shkencor (EFSA), si dhe Bernd WILD nga DG ELARG (Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin në KE), i cili foli mbi Programin IPA II dhe programet e Para-Aderimit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i Shqipërisë, u përfaqësua me dy prezantime. I pari ishte “Përditësim mbi zhvillimin e vlerësimit të riskut” dhe në të flitej: Mandati në Shqipëri për të kryer vlerësim risku (legjislacioni në fuqi dhe organizimi institucional); Si i kryejnë, kapacitetet e disponueshme (institucionet, ekspertë të trajnuar), të dhënat dhe mjetet për vlerësim risku; Puna e bërë dhe planet për të ardhmen (outputet shkencore).

Ndërsa prezantimi i dytë ishte “Anketimet kombëtare dietike në vendet e Para-Aderimit”: Përshkrim i shkurtër i anketimeve kombëtare dietike të kryera (metodologjia e përdorur, marrjen e mostrave, shkalla e reagimit; Sfidat kryesore të hasura; Planifikimi për të ardhmen.

Në takimin me drejtuesit e EFSA-s, ku merrnin pjesë Autoritetet e Sigurisë Ushqimore të vendeve të Ballkanit, aspirante për në BE, u prezantuan dhe aktivitetet e parashikuara brenda programit të ardhshëm të para-aderimit të EFSA-s, IPA II.

Objektivat kryesore të Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore, kanë të bëjnë me përgatitjen e organeve kompetente në vendet përfituese, të cilat janë aktive në fushat që kanë të bëjnë me punën e kryer nga EFSA, Komisioni Europian dhe vendet anëtare të BE-së për pjesëmarrjen e tyre në të ardhmen në aktivitete.

Kohëzgjatja e programit të ardhëm është nga 1 Janari 2015 deri 31 Mars 2017 dhe përfitues janë zyrtarët dhe ekspertët në autoritetet kombëtare përgjegjëse për ushqimin dhe sigurinë e ushqimit në shtatë vendet e IPA-s, ndërkohë që buxheti i parashikuar nga EFSA është 650.000 Euro.

Kjo shumë do të shërbejë për të kontribuar në vazhdimin e ndërtimit të komunikimit dhe të sistemeve të shkëmbimit të informacionit që mundësojnë bashkëpunim më të ngushtë të vendeve të IPA-s në punën e EFSA-s; për të forcuar kapacitetin e vlerësimit të riskut dhe të transferojnë njohuritë mbi metodologjitë e përdorura në fushat e kompetencave të EFSA, në mënyrë të veçantë në vlerësimin e riskut, mbledhjen e të dhënave dhe trajtimin e krizave; për promovimin e koherencës në komunikimin e riskut dhe ndërgjegjësimit mbi aktivitetet e EFSA-së në vendet e para-pranimit; kurse trajnimi të specializuara në metodologjitë e vlerësimit të rrezikut; trajnime të specializuara / seminare për mbledhjen e të dhënave dhe tema të rëndësishme të sigurisë së ushqimit, si dhe trajnime mbi trajtimin e krizave ushqimore.

Ndërsa fushat e politikave që do të ndjekë EFSA, ndahen në të ashtuquajturat “Zonat e Politikave” dhe konkretisht ndahen në:

Reformat në përgatitjen për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe institucioneve përkatëse dhe ngritjen e kapaciteteve; Zhvillimi socio-ekonomik dhe rajonal; punësimi, politika sociale, arsimi, promovimi i barazisë gjinore dhe burimet njerëzore të zhvillimit; Bujqësia dhe zhvillimi rural; Bashkëpunimi rajonal dhe territorial.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Z.Afrim Bakaj tha para të pranishmëve, se “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është dhe do të jetë gjithmonë i interesuar dhe i angazhuar në programet e institucioneve të BE-së për të çuar përpara vendin drejt aderimit në Komunitet. Asistenca dhe “know how” që EFSA ofron për fushën e operimit të AKU-së është shumë e vlefshme për forcimin e kapaciteteve tona”.

Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore është guri i themelit të Bashkimit Europian mbi vlerësimin e riskut në lidhje me sigurinë e ushqimit dhe ushqimit për kafshë. Në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kombëtare dhe në këshillim të hapur me palët e interesuara, EFSA garanton këshillë shkencore dhe komunikim të qartë mbi rreziqet ekzistuese ose të reja.

EFSA është një agjenci e pavarur Europiane, e financuar nga Bashkimi Europian, por që operon e ndarë nga Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe Shtetet Anëtare të BE-së.

Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore (EFSA) u ngrit për të vlerësuar riskun në lidhje me zinxhirin ushqimor, gjë që përbën dhe mandatin kryesor të saj. Puna për vlerësimin e riskut e EFSA-s kontribuon në përmirësimin e sigurisë ushqimore në Europë dhe në ngritjen e konfidencës së publikut.

som

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, z.Afrim Bakaj tha se “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është dhe do të jetë gjithmonë i interesuar dhe i angazhuar në programet e institucioneve të BE-së për të çuar përpara vendin drejt aderimit në Komunitet. Asistenca dhe “know how” që EFSA ofron për fushën e operimit të AKU-së është shumë e vlefshme për forcimin e kapaciteteve tona”.