Babëzia e Kompanisë AMC, largimi i abonentëve dhe heshtja e shtetarëve

567
Sigal

Maskarada që përfshiu CEZ-in, energjia e munguar, çmimet e rritura dhe grabitja që ajo i bëri qytetarëve me bekimin e qeveritarëve ishte me sa duket oguri i keq dhe dështim i procesit të privatizimit. Themi se ishte ogur i keq pasi  shqiptarët kanë një shprehje që thonë “mos tërheqtë këmbën zvarrë”.  Dhe kjo shprehje e vjetër popullore nuk doli pa gjë. Një tjetër kompani mund të cilësohet si dështim i privatizimit për shkak të vjedhjeve të hapura që u bëhet konsumatorëve dhe abonentëve të sajë. Bëhet fjalë për goditjen që kjo kompani i bënë klientëve duke i futur në sistemin “Roaming”  brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.  Ti grabitësh pa pikë turpi qytetarët  e një vendi që me bujarinë e tyre i dhanë besimin për një shërbim cilësorë dhe të ndershëm është skandaloze. Fakti që në zonat kufitare sikurse ndodhi në rastin e para disa ditësh në Dardhë të Korçës, kur abonentë të AMC-së ishin të detyruar të futeshin në sistemin “Roaming” vetëm e vetëm se AMC dhe ata që administrojnë duan t’i shfrytëzojnë e t’i vjedhin pa pikë turpi. Mund edhe të ndodhte një problem teknik apo i çfarëdolloj natyre, por abonenti duhet të vihet në dijeni, tu kërkohet ndjesë dhe t’i ofrohet shërbim qoftë edhe nga sistemi “Roaming”, por me çmimet e brendshme. Nga ana e organeve shtetërore ky lloj abuzimi duhet konsideruar si grabitje dhe nuk ka asnjë dallim midis atij që grabit paratë nga xhepi në stacionin e autobusit, fjala bie apo këtyre agallarëve me kollare që hiqen të ndershëm. Nuk do të kërkojmë shpjegime nga të gjithë faktorët përgjegjës, të hetimit, licencave, Autoritetit të Konkurrencës, METE-s, Konsumatorëve dhe Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe atyre Telekomunikacionit. Ja faktet e skanuar në formë fotosh të dërguara nga AMC-ja për klientët e saj, brenda territorit shqiptar. Largimi nga kjo kompani do jetë hapi i parë dhe një gjë të tillë duhet ta bëjnë të gjithë shqiptarët nëse AMC-ja nuk kërkon ndjesë për këtë grabitje që u bënë shqiptarëve.