Babëzia e “agallarëve” të 237 bashkive e komunave

513
Sigal

Përparim Halili: Skandali/ 1450 kërkesa për “fonde urgjente”

Shkrirja e bashkive dhe komunave “kukull”, që kishin si aktivitet vetëm rrogat e nëpunësve, të këshilltarëve, ndarjen e çertifikatave, regjistrimin e të lindurve, ç’regjistrimin e të vdekurve, kapardisjen dhe pasurimin e kryetarëve nëpërmjet tenderave abuzivë dhe bërjen e ndonjë “punë sa për nishan”, ka hapur një front të ri “beteje” mes kryetarëve dhe qeverisë “Rama”. Sipas një informacioni nga brenda qeverisë, kryetarët e bashkive dhe komunave që janë shkrirë me ligjin e ri të ndarjes territoriale, javët e fundit i janë vërsulur kryeministrit Edi Rama, me kërkesa të shumta për fonde investimesh në zonat e tyre. Sipas informacionit, në zyrën e kryeministrit Rama, nga bashki e komuna “në mbyllje” mbërrijnë përditë “thasë” me zarfa me projekte e preventiva për punë publike dhe shërbime komunitare të çdo lloji, të formosura nga kryetarët e tyre. Deri tani, në tavolinën e kryeministrit Rama, kanë mbërritur mbi 1450 kërkesa për fonde investimesh, që kanë firmën e kryetarëve të 237 bashkive e komunave, të cilat janë në listën e shkrirjes si njësi vendore më vete. Ajo që bën përshtypje në këtë “lumë” kërkesash është fluksi i madh për fonde investimesh të “befasishme”, pikërisht tani pas shpalljes së hartës së ndarjes territoriale të vendit, që këto bashki e komuna I ka nxjerr jashtë funksioni. Fakti tjetër, që të bënë përshtypje në këtë “ofensivë’” kryetarësh komunash e bashkish për fonde investimesh nga qeveria është shënimi “urgjent”, bërë mbi këto kërkesa. Pra, sipas tyre, këto fonde kërkohen në mënyre urgjente, mbasi sipas kryetarëve në detyrë “populli ka nevojë për shërbime”. Kërkesat për fonde, kanë si objekt investime normale të jetës së përditëshme, të nevojëshme, por ka edhe kërkesa për fonde me “destinacion” të çuditshëm investimesh. Kërkohen fonde investimesh, për rrugë që lidhin qendrat e komunave me zonat urbane. Por kërkohen edhe fonde për ndërtim, asfaltim e ndriçim rrugësh në lagje fshatrash me 3-5 familje, ku shkon vetëm dhia! Ka kërkesa për ujësjellës, në fshatra ku nuk ka burime ujë, por që banorët furnizohem me puse prej afro 100 vitesh. Ka kërkesa për blerje sipërfaqe varrezash, në fshatra ku nuk banon asnjë familje. Ka kërkesa për shkolla të reja deri në 300-400 mijë dollarë, në fshatra me 9 nxënës! Ka kërkesa për ndërtim ambulancash që kërkrojnë nga 150-200 mijë euro fonde, në fshatra ku banojnë vetëm 5 banorë! Ka kërkesë për ura betoni, në fshatra ku nuk ka as lumenje e as përrenj. Ka kërkesa për mbjellje pemësh dekorative, në lagjet e fshatrave të braktisur! Ka kërkesa për fonde mjedisore deri në 200 mijë euro në fshatra që gjenden në rrëpira e lëndina majë malit. Ka kërkesa për fonde për sinjalistikë rrugore, në fshatra ku janë vetëm 3 makina, 1 dum-dum, 2 traktorë me goma e 3 karroca! Kë kërkesa për treg popullor, në fshatra me 10 familje, që prodhojnë vetëm sa për nevojat e tyre jetike. Ka kërkesa për kënd sporitv në fshatra ku jetojnë vetëm 10-12 pleqë e 20 gra! Ka lloj kërkesash “çudira” të bëra në adresë të qeverisë për fonde. Me sa kuptohet, kryetarët, ose siç i quajnë “agallarët” e komunave e bashkive që e kanë “mjelë” pushtetin, ia dinë leverdinë projekteve për investime, ndaj dhe janë vërsulur. Dhe vërshim kërkesash për fonde investimesh drejtuar qeverisë, po bëhet pikërisht tani që “agallarët” janë në fund të ekzistencës së pushtetit të tyre dhe nxitojnë të zhvatin sa të munden. Kërkesat e tyre “urgjente” për investime nuk kanë asnjë lidhje me “merakun” për t’u afruar shërbime komuniteteve që drejtojnë, por kanë lidhje me babëzinë e tyre për të ikur me xhapt sa më plotë. Pra, të zhvatin deri në sekondën e fundit të pushtetit. Kërkesat janë bërë nga 179 kryetarë komunash e bashkie nga veriu në jug, të cilët drejtojnë në komuna që janë fshirë nga harta territoriale e vendit dhe struktura e pushtetit vendor, si njësi qeverisëse me vete. Madje në një prej komunave në Librazhd është bërë kërkesë fondesh edhe për qendër kulturore e kënd lojërash për fëmijë, kur në atë fshat janë vetëm 8 fëmijë! Kryetari i një komune të braktisur malore në Tepelenë, aktualisht me 170 banorë të mbetur, ka bërë kërkesë për fond 100 mijë euro investim, për të kthyer spitalin e zonës në… muze shëndetësie! Ose, psh., një kryetar komune në Elbasan, ka bërë kërkesë për 80 mijë euro fonde, për dhurata (celularë, kostume, këpucë, kompjutera, biçikleta fëmijësh etj) për “banorët e dalluar” të zonës, me rastin e shkrirjes së komunës! Kësaj i thonë: “Po doli, doli, nuk humbas gjë”. Të gjithë kërkojnë fonde nga qeveria, pikërisht tani në fund të pushtetit të tyre. Dhe i kërkojnë “urgjent”! Por ka edhe kërkesa normale për investime që nuk janë bërë prej mos financimit prej qeverive në 15-20 vitet e fundit e që duhen bërë, paçka se tani këkrohen urgjent prej “agallarëve” të komuanve e bashkive, siç duket për ta mbyllur me fitime kryetarllëkun. Nëse hap listën e kërkesave konsttaon se ato janë dërguar prej komunave Qendër Koplik, Postribë, Rrethina, Gur i Zi, Ana e Malit, Dajç e Velipojë në Shkodër. Prej Krumës në Has, Prej Margegajt, Bajram Currit, Lekbibajt e Fierzës në Tropojë. Prej komunave Balldre, Blinisht, Ungrej, Shëngjin e Zejmen në Lezhë. Prej komunave Zall Bastar, Zall Herr, Shëngjergj, Dajt, Kashar, Farkë, Ndroq, Vaqarr, Petrelë, Bërzhitë, Krrabë, Pezë e Baldushk në Tiranë. Prej komunave Poshnjë, Kutalli e Cukalat në Berat. Prej komunave Stërblevë, Lunik, Orenjë, Qendër, Hotolisht e Polis në Librazhd. Prej komunave Odrie, Zagorie e Lunxhëri në Gjirokastër. Lista me këkresa vazhdon ne kryetar komunahs e bashkie të qarkut Korçë, Dibër, Vlorë, Elbasan, Kukës, Fier. Të gjithë kërkojnë fonde nga qeveria, pikërisht tani në fund të pushtetit të tyre. Dhe i kërkojnë “urgjent”! Madje, në shumicën prej këkresave ka edhe “kujtesa” të tilla: “Nëse nuk realizohet kërkesa, banorët do nisin protestat masive!”.