Babë e bir asfiksohen nga qymyri në banesë, humb jetën 55-vjeçari, në gjendje të rëndë i ati

617
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Kakoz në Gjirokastër. Babë e bir dyshohet të jenë asfiksuar në banesën e tyre nga qymyri me të cilin po ngroheshin. Mëngjesin e sotëm, është gjetur i pajetë në banesë 55-vjeçari Panajot Lasko, ndërsa babai i tij, 75-vjeçari Arqile Lasko, ndodhet në gjendje të rëndë.
I moshuari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat.