Babai zbulon se vajza e mitur abuzohej rregullisht nga shoku I tij

606
Lulzim Bardhi 39 vjeç, u arrestua nga Komisariati numër 2 i policisë, në kryeqytet për përdhunimin sistematik të një vajze 14-vjeçare. Abuzimi seksual për së paku disa muajsh u zbulua vetëm mbrëmjen e të mërkurës, nga babai i vajzës së mitur.
Ai tregon se ishte shok me të arrestuarin dhe se të dy banonin ne ambientet e konviktit të Shkollës së Mesme të Hoteleri-Turizmit, në kryeqytet. 39-vjeçari u denoncua fillimisht për veprime të turpshme, por dyshimet e policisë bazuar ne rrëfimin e vajzës janë se abuzimi seksual mund të ketë ndodhur për më shumë se një vit rresht.
E mitura nuk ka mundur t’iu tregojë prindërve për shkak të kërcënimit të 39-vjeçarit. Lulzim Bardhi u arrestua me akuzën e kryerjes se marrëdhënieve seksuale me dhune me fqinjën e tij 14-vjeçare
Sigal