Babai i Igli Metës: Nuk e gjej dot kurajën t’i flas nënës së Ismailit

456
Më vjen keq më Ismailin dhe familjen e tij. Kërkoj falje për të gjitha familjet në Itali.” Këto janë fjalët e babait të Igli Metës, i cili akuzohet për vrasjen e 17-vjeçarit Ismail Luli.
Me lot në sy gjatë një interviste për Tgcom24, Artur Meta kërkon falje dhe thotë se nuk e imagjinon dot që djali i tij mund të ketë bërë një gjë të tillë. “Jo, Igli nuk mund ta ketë bërë këtë. Ai është një djalë i mirë, një njeri i mirë. Nuk e di se si mund të ketë ndodhur. Igli është një njeri i mirë, të gjithë miqtë e tij e thonë këtë. Nuk është Igli ai që e ka bërë të gjithë këtë.” Babai i Iglit kërkon drejtësi për djalin e tij dhe thotë se nuk ka guxim t’i fjalës nënës së 17-vjeçarit. “Do të doja të flisja me atë, por më vjen turp. Nuk e gjej dot kurajën.” Igli është një njeri i mirë, të gjithë miqtë e tij e thonë këtë. Nuk është Igli ai që e ka bërë të gjithë këtë.” Pavarësisht se babai i tij e ka të vështirë ta pranojë, vetë Igli para hetuesve ka rrëfuer vrasjen e mikut të tij.
Rrëfimi i Igli Metës:
Është e vërtet që e dërgova tek kisha dhe e lidha tek kryqi. Por ishte për të trembuar atë. Doja që ta thoshte në sy të dëshmitarit (mikut të tij Mario) se ka pasur marrëdhënie me të dashurën tim. Më pas humba kontrollin. Më parë vura nën presion të dashurën time, Ambren, e cila pranoi se kishte pasur marrëdhënie me Ismailin. E binda që të lidhej dhe të stimulonte marrjen në pyetje, por kur vazhdoi që ta mohonte marrëdhënien me Ambren e godita dhe pasi humba kontrollin nxora thikën dhe e thera.
Ambra, një vajzë 19-vjeçe nga Maqedonia e kishte njohur Ismalin para disa muajsh. 17-vjeçari i kishte kërkuar numrin në një stacion autobusi. Kjo gjë e kishte zemëruar Iglin. Vajza ishte përpjekur të provonte pafajësinë e Ismailit deri në fund, por Igli nuk është bindur për një gjë të tillë deri në fund. Marjo Mema, gjithashtu ishte në presion por nuk dihet roli i tij në vrasje. Para policisë, Igli është përpjekur të mos e përfshijë atë duke thënë se gjithçka e ka bërë vetë. Por, historia nuk duket bindëse.
Sigal