Babai i 28-vjeçarit, i dënuar përjetë për vrasje të dyfishtë

926
Mario Majollari, 28-vjeçari i ekzektuar mbrëmjen e së martës në zonën e Kinostudios në kryeqytet është djali i Avni Majollarit, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.
I konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë, Avni Majollari, i lindur dhe banues në Tiranë u arrestua më 1 Mars të vitit 2014.
Kjo pasi më 11 Janar të vitit 2001, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e kishte dënuar Majollarin me burgim të përjetshëm, për veprën penale të vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2000, Avni Majollari pas një konflikti vrau me armë zjarri Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, ngjarje e ndodhur në segmentin rrugor Tiranë–Dajt.
Gjatë momentit të kapjes, Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT”, ndërsa pas kontrollit të imtësishëm në banesë, atij iu gjet një automatik kallashnikov; një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshmë fishekësh e municionesh.Mbrëmjen e kësaj të marte, djali i Avni Majollarit u ekzekutua në zonën e Kinostudios, në Tiranë, nga persona ende të paidentifikuar. Ai kishte pak kohë që ishte kthyer nga Suedia, ku kishte vajtur në vitin 2015 dhe kishte kërkuar azil, me pretendimin se ishte i kërcënuar për hakmarrje.
Dyshimet paraprake janë se pas ekzekutimit të Mario Majollarit qëndrojnë pikërisht motivet e hakmarrjes.
Sigal