‘Baba mos më kërko’ Zhdukja e gjimnazistit në Klos, flet i ati: Mendje adoleshenti, s’kemi pasur probleme

131

Për zhdukjen e të birit në Klos, Flogert Terziut ka reaguar babai  tij.

“Nga ora 12 e gjysmë që është nisur për shkollë dhe nuk është kthyer më. Kontaktova me mësuesin kujdestar dhe nuk kishte shkuar fare në shkollë, librat i kishte lënë në një dyqan aty. Nuk kemi pasur asnjë problem, mendje adoleshenti nuk e di. Bëmë denoncimin në polici, nuk ka shkuar te asnjë nga të afërmit. Më ka dërguar mesazh dhe më ka thënë ‘’babi mos më kërko më, jam në Tiranë, në Durrës” thotë babai i Flogert Kryeziut.