Baba Mondi nderohet me çmim e mirënjohjes nga Presidenti i Kongresit Hebraik Amerikan

993
Sigal

Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, është nderuar sot në Tiranë me një çmim mirënjohje nga Zëvendës President i Kongresit Hebraik Amerikan, Munr Kazmir, për kontributin e shquar në përhapjen e fjalës së Zotit dhe vlerave më të larta mes njerëzve.

Gjatë fjalës së tij, Munr Kazmir u ndal tek vlerat e përbashkëta që përqafojnë si Izraeli ashtu edhe Shqipëria. Duke u kthyer tek e kaluara, ai vlerësoi ndihmën që shqiptarët i kanë dhënë hebrenjve, duke mos i dorëzuar tek zazistët. Një e mirë kjo, që sipas tij nuk do të harrohet kurrë.

“Është nder për mua të jem sot këtu. Misioni ynë është promovimi i vlerave të përbashkëta, po punojmë sot dhe kemi bindjen se jemi më të fortë se kurrë për të thelluar besimin mes popujve. Këto marrëdhënie më kanë afruar më shumë edhe me ju. Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi e të shprehem në këtë tokë të mrekullueshme. Jam i sigurt për t’ju ofruar vlersimin që meritoni. Kemi bashkëpunuar në një sërë aktivitetesh, në ndërtimin e shkollave, fondacioneve të ndryshme dhe dua të shpreh vijimin e këtij bashkëpunimi. Izraeli dhe Shqipëria janë krenarë për lidhjet e tyre. Të dy vendet e kuptojnë çdo të thotë të ruash kulturën dhe të drejtat e njeriut edhe nën hijen e fuqive jo miqësore. Këtu ka një shprehje të bukur: Liria nuk shitet e nuk nxirret në pazar.

Gjatë ditëve të errëta të nazizmit dihet si u trajtua populli ynë në gjithë Europën, por populli shqiptar i dha popullit izrealit strehë, miqësi, Ata nuk i dorëzuan hebrenjtë, nuk e ktheyn shpinën ndaj popullit tonë. Kjo është diçka që ne nuk do lejojmë të harrohet. Parimi i shqiptarëve: besa ka shpëtuar shumë jetë. Shqipëria i ka dhënë fjalën popullit hebre. Ju keni edhe një shprehje tjetër: Që kur pi ujë, kujtoni burimin! Populli hebre nuk do ta harrojë këtë të mirë, njerëzit dhe ata që në kohë të errëta gjatë LDB na mbështetën.

Sot Shqipëria ka miqësinë e Izraelit, do ta thellojmë në të mirë të kombeve tona. Njëkohësisht Shqipëria është ndër kombet më proamerikane. Populli liridashës i SHBA dhe Shqipëria janë të angazhuar për miqësi. Liria dhe pavarësia e mediave duhet mbrojtur, po ashtu zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Besa e ka forcuar Shqipërinë dhe të gjithë ne këtu duhet të dimë dhe të kemi besim tek SHBA, Shqipëria ka një mik të vërtetë në SHBA. Izreali dhe Shqipëra kanë pasur marrëdhënie, shpresa ime është të bashkohemi nga vlerat që ne ndajmë”,- tha ai.

Duke kërkuar promovimin e vlerave fetare, Dr. Kazmir vlerësoi tolerancën e besimit bektashi dhe marrëdhëniet e shkëqyera mes tyre e popullit hebre. Ai i dorëzoi Baba Mondit një çmim që simbolizon pikërisht vazhdimësinë e miqësisë me hebrenjtë.

“Shembuj si toleranca, miqësia dhe paqja dallohen edhe tek Komunitet Bektashi. Në një botë armiqësore këto vlera nuk ndahen. Ka miliona bektashinj që përballen me sfida, por ata me kurajo kanë ditur të mbrojnë dinjitetin e tyre. Kjo është edhe një dhunti e Baba Mondit. Kam pasur privilegj ta takoj këtë njeri të jashtëzakoshëm me besim, i angazhuar për të promovuar tolerancën dhe besimin.

Njeri i respektuar, i vlerësuar nga të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe botë. Ka punuar shumë për tu angazhuar me njerëzit në të mirë të tolerancës fetare në Shqipëri, për të ndërtuar ura komunikimi me njërëzit përfshi këtu edhe hebrenjtë. Ai ka kultivuar marrëdhënie me liderët hebrenj, komunitetin hebraik dhe ka shprehur mbështetje për shtetin e Izraelit. Faleminderit Baba Mondi! Ai ka dënuar veprimet e armiqëve. Baba Mondi ka thënë: Nuk ka hapësirë për dhunë në fe, feja duhet të jetë e pastër! Besimi ynë na mëson të bëjmë mirë që njerëzit të angazhohen për të marrë përgjegjësi, të krijojnë harmoni për njeri-tjetrin.

Ai ka punuar shumë për të bashkuar komunitetet së bashku, në emër të lirisë si një hebraik i lindur në Pakistan i them se sëbashku do vazhdojmë të zgjerojmë liritë e besimit për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ju keni promovuar paqen, vëllazërinë dialogun për ta bërë këtë botë më të mirë! Në emër të kongresit është kënaqësi që ju dorëzoj këtë çmim që simbolizon miqësinë e vazhdueshme me popullin hebre”,- shtoi Kazmir.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj është shprehur i nderuar nga vlerësimi i Zëvendës Preisidentit të Kongresit Hebraik Amerikan, Dr. Munr Kazmir, që i dorëzoi atij sot çmimin e mirënjohjes për promovimin e dialogut ndërfetar dhe harmonisë ndërfetare në Shqipëri, vlera këto të përqafuara edhe nga SHBA e Izraeli.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj është shprehur i nderuar nga vlerësimi i Zëvendës Preisidentit të Kongresit Hebraik Amerikan, Dr. Munr Kazmir.

“Së bashku me lutjet dua të përcjell urimet më të begata. Selinë e Shenjtë Bektashiane e kanë vizituar personalitete të larta në këto tre dekada. Komuniteti ynë me dhjetëra milionë besimtarë u është mirënjohës këtyre personaliteteve”- tha Kryegjyshi, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve u ndal edhe tek situata politike në vend, ndërsa tha se Selia e Shenjtë Bektashiane ka përcjellë vazhdimisht mesazhe paqeje dhe respekti njerëzor.

“Ne ndjehemi krenarë që kemi sot në mes nesh një mik të shquar, Dr. Munr Kazmir . Selia e Shenjtë Bektashiane ka kryer misionin e saj të pasurimit të Islamit. Ne sot japim kontributin tonë për politikën duke dhënë mesazhe për paqe dhe respekt njerëzor”-shtoi ai.

Aktiviteti i mbajtur në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë u mbyll me një ekspozitë me foto, dokumente të hershme, aktivitete të Kryegjyshit Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshates dhe Dr. Munr Kazmirit.