Baba Mondi: Çmimi Ikonë e Paqes, vlerësim për gjithë bektashianët

681
Organizata We Care for Humanity – E Duam Njerëzimin, me seli në Los Anxhelos, i ka vënë vetes si objektiv që në një botë ku mbizotërojnë lajmet për vrasje, konflikte, e fatkeqësi natyrore, të hedhë dritë mbi shembujt më të mirë të shpirtit njerëzor. Kjo organizatë nderon çdo vit humanistë nga e gjithë bota, që me punën e tyre kanë ndikuar për të ndikuar pozitivisht tek njerëzimi. Çmimet ndahen në selinë e Kombeve të Bashkuara. Këtë vit ndër fituesit ishte edhe udhëheqësi i Kryegjyshatës Botërore bektashiane, Dedebaba Edmond Brahimaj, i cili flet me kolegen Ardita Dunellari për nderimin që iu bë si dhe rolin e komunitetit bektashian për shoqëri harmonike në Ballkan dhe përtej tij.


Sigal