Azilkërkuesit në Gjermani, Shqipëria e dyta pas Sirisë

474
Shqipëria është e dyta pas Sirisë, për numrin më të lartë të azilkërkuesve në Gjermani. Përmes një raporti të bërë publik në datën 11 shtator nga Ministria e Brendshme gjermane, vetëm për muajin gusht numërohen 8306 azilkërkues shqiptar. Kjo shifër krahasuar me muajin korrik është rritur me 673 shqiptarë më shumë, ndërsa krahasuar me muajin qershor me 2374 më shumë. Sipas autoriteteve gjermane bëhet me dije se shifrat e azilantëve shqiptarë janë rritur edhe në krahasim me një vit më parë. Për periudhën janar-gusht 2015 numërohen 38.245 kërkesa për azil, ose 32. 988 më shumë se për periudhën janar-gusht 2014. Ndërkohë Siria e cila renditet e para në listë për numrin e lart të azilantëve numëron 10 440 kërkesa duke e lënë pas Shqipërinë me vetëm 2134 kërkesa më shumë. Ndërsa për periudhën janar-gusht 2015 Siria numëron 55.587 kërkesa ose 35.403 me shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Azilkërkuesit shqiptarë po kthehen në fenomen shqetësues për Gjermaninë, e cila është shprehur se do të mbështesë vetëm emigrantët që vijnë nga vendet e luftës.
Sigal