Avullojnë 11 milionë euro të Bankës Botërore

648
Prej disa ditësh, në Redaksinë e Gazetës “Telegraf” vazhdojnë të vijnë shumë informacione denoncuese, lidhur me një investim me vlerë afro 11 milionë euro, të akorduar prej Bankës Botërore për sektorin e shëndetësisë shqiptare, të cilin “duart shqiptare” të këtyre 25 viteve që menaxhojnë si monopol edhe familjar fonde të tilla në sektorin e shëndetësisë, i adresuan “unanimisht” në Spitalin Rajonal të Shkodrës, pasi bën më parë “kalkulimet e mbarëvajtjes së punëve”. Sipas dosjes së projektit të investimit të Bankës Botërore, ky fond u akordua me objekt “Rehabilitimi i Spitalit Rajonal të Shkodrës”. Në denoncimet dhe “letrat” e dërguara në gazetën tonë, flitet për një investim të zbatuar me mangësi funksionale e me cilësi të dobët, pa harruar faktin që fondi është shtuar në vlerë me gjoja “shtesa e ndryshime” projekti, por edhe sepse punimet janë shtyrë e shtyrë pa fund, për ca “mosmarrëveshje të lindura” mes zbatuesve të projektit dhe drejtuesve të ikur e të ardhur të Spitalit Rajonal të Shkodrës, të cilët nuk kanë pranuar të hedhin firmat e marrjes në dorëzim të punimeve të kryera prej firmës, për shkak të cilësisë dhe mos zbatimit të saktë e të plotë të projektit. Këto firmosje u janë kërkuar “miqësisht” ish-drejtuesve të Spitalit Rajonal të Shkodrës prej drejtuesve të projektit dhe prej “sekserëve” të tyre deri në Tiranë e në kupolën e “Rilindjes”, por edhe me presion prej ministrit Ilir Beqja. 

Sipas informacioneve, për të firmosur “letrat” e punimeve të këtij projekti e investimi gjigant të akorduar prej Bankës Botërore, vetëm në 2 vitet e fundit janë dërguar 32 shkresa zyrtare me “firmë e vulë ministri” në spitalin e Shkodrës. Kujtojmë, gjithashtu, që këtë projekt me vlerë afro 11 milionë euro e ka ndjekur “nga afër” dhe e ka “trajtuar me merak” vetë Ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqja, i cili ka komunikuar shpesh edhe me drejtorin e këtij projekti, zotin Besnik Shehu, prej të cilit ka marrë garanci se “letrat do kalojnë”, përpara datës 25 prill 2016 kur pritej të vinte një grup inspektimi i Bankës Botërore për të kontrolluar zbatimin e projektit të investuar. Kujtojmë, që pas (dorë)heqjes së ish-drejtores Dhurata Uruçi e cila nuk pranoi të firmos “letrat’ e paraqitura nga firma zbatuese dhe nga drejtori i projektit Besnik Shehu, tashmë letrat janë firmosur nga drejtori pasardhës në krye të këtij spitali. Hapjen e kësaj dosjeje investimi në shëndetësi, po e nisim me disa të dhëna konkrete, të detajuara në detyrimet e deklaruara prej zbatuesve, mbikëqyrësve dhe kolaudatorëve të cilësisë së punimeve dhe të zbatimit të projektit. Ajo çka bie në sy në realizimin e projektit të këtij investimi të Bankës Botërore 
Të dhëna për projektin “Rehabilitimi i Spitalit Rajonal Shkodër”
Vendi i ndërtimit: Sheshi i Ndërtimit, ndodhet në territorin e Spitalit Rajonal të Qarkut Shkodër 
Emërtimi i Objektit dhe funksioni Consult i tij: “Rehabilitimi i Spitalit Rajonal të Shkodrës 
Autori i Projektit: “Top Consult Gmbh Koeln, Germany” 
Data e përgatitjes së Projektit: Maj 2004, rishikuar më 2006 
Ndryshime në Projekt, gjatë zbatimit: Nuk janë bërë dhe është zbatuar projekti fillestar 
Vlera e objektit, sipas kontratës: 8.084.325r28 Euro, pa TVSH
Vlera e objektit, shtuar sipas ndryshimeve në projekt-preventiv: 8.904.657,81 Euro, pa TVSH 
Gjeneraliteti i Sipërmarrësit: Esi Consorzio Stabile from Italy, Albania-Ltd
Drejtues Ligjor: Ing. Enriko Manrioti
Drejtues Teknik: Ing. Enriko Manrioti
Mbikëqyrësi i punimeve: “Top Consult Gmbh Koeln, Germany”
Afati i kryerjes së punimeve sipas kontratës: 24 muaj
Zgjatja afatit te punimeve: 12.5 muaj 
Shkaqet/ Punimet u vonuan 7 vjet, sepse spitali kishte vështirësi… në zhvendosjen e pacientëve!
Por projekti nuk u zbatua në kohën e duhur, siç ishte parashikuar në kontratë. Cilat ishin disa nga shkaqet sipas zbatuesve, autorëve të projektit, mbikëqyrësve dhe kolaudatorëve? A janë shkaqe reale, ato që thonë zbatuesit e projektit, apo “shkaqe” të tjera? A është zbatuar 100% projekti? Cila është cilësia e punimeve të kryera? përse u shty afati i punimeve me 12.5 muaj të tjerë? Përse punimet nuk përfunduan për 24 muaj, pra në datën 15. 10. 2011, sipas kontratë-marrëveshjes së lidhur në datën 04 gusht 2009? Përse ndryshoi preventivi me rrije vlere mbi 900 mijë euro, mbi vlerën e projekt-preventivit fillestar? Përse nuk deri në mesin e vitit 2016, nuk u morrin punimet në dorëzim? Cilat ishin shkaqet e tjera, që ky projekt u zvarrit? Ja disa nga a sqarimet që jepen prej drejtuesve, zbatuesve e kontrolluesve të projektit: 

1. Projekti i ndërtimit u realizua ne dy objekte, ndërkohë që duhej të realizohej në katër objekte paralelisht dhe kjo krijoji vështirësi ecurie, për shkak se Drejtoria e Spitali të Shkodrës kishte vështirësi… në akomodimin e pacientëve, .ndërkohë që ndërtohej dhe rehabilitohej godina e spitalit. 

2. Vonesa me 3 muaj, për prishjen e objekteve të cilat okuponin sheshin e ndërtimit të parashikuar në objekt. 

3. Vonesa prej 45 ditësh, për boshatisjen e ambienteve të Spitalit të Pediatrisë, me ja e ambienteve te spitalit të pediatrisë 
Vonesa prej 3 muaj, shkaktuar në kantier prej përmbytjeve nga rreshjet që ndodhën në vitin 2010 në Shkodër.

4. Mos pagesa prej 3 muajsh e kostos lokale dhe të taksës 20% TVSH nga buxheti i shtetit, për 6-mujorin e dytë të vitit 2010. Kjo mos pagesë në kohën e duhur, shkaktoi pakësimin e fuqisë punëtore dhe vonesën me 1 muaj të blerjes së materialeve të ndërtimit.

5. Vonesa me 4 muaj e lirimit të godinës së Poli-Ambulancës e cila me Urdhër të Ministrit të Shëndetësisë duhej të ishte bërë në datën 12. 01. 2012, por u lirua dhe iu dorëzua sipërmarrësit për nisjen e punimeve, në datën 23. 04. 2012. 

Në vijim, do të zbardhet dosja e plotë e këtij investimi të akorduar nga Banka Botërore për Spitalin Rajonal të Shkodrës, por që nga 24 muaj, u shty deri në 36 muaj e përfundimisht u zvarrit 7 vjet, një rast ky i ngjashëm edhe me një projekt tjetër në qendrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë e që kanë si “kujdestar” të njëjtin drejtor projektesh! 
Sigal