Avokatja e “padrinove” të BSPSH, të jap “sqarime drejtësie” për krimin me pronat e sindikalistëve

200

Gazeta Telegraf/

“Beu” i sindikatës së arsimit, Nevrus Kaptelli të thirret në prokurori, për
të rrëfyer “mëkatin” e zhdukjes së letrave të pronave të SPASH

 

Avokatja e “padrinove” të BSPSH, të jap “sqarime drejtësie” për krimin me
pronat e sindikalistëve

 

Përparim HALILI

 

Prej disa ditësh e në vazhdim, gazeta “Telegraf” ka publikuar dhe do
vazhdoj publikimin e batardisë së shfrenuar që kanë bërë krerët e sindikatave në
bashkëveprim, bashkë-përfitim dhe bashkë-heshtje në këto 24 vite, në këtë krim
ekonomik financiar gjigant me skenar (pazar) të zhdukjes e shitjes së pronave
dhe të dosjeve e miliardave të këtyre pasurive, të cilat llogariten në vlerën e
mbi 2 miliardë eurove. Besojmë, se avokatja Arjola R. Alikaj e BSPSH, nëse ka
kryer vërtetë studime për drejtësi qoftë edhe tek (h)universitetet e modelit
“SUDE” ku provimet merreshin me klering të çdo lloji, patjetër që e di
psikologjinë dhe praktikën e autorëve dhe grup-autorëve të krimeve: “Që të
fshehësh, pastrosh e mbrosh një krim, duhet të bësh një krim tjetër dhe krime
pa fund, për aq kohë sa krimi të denoncohet! Kështu veprojnë edhe “padrinot” e
BSPSH sa herë u publikohen dhe u denoncohen krimet ekonomike-financiare  institucionale me të drejtat sociale ligjore
të punonjësve! Kështu po veprojnë edhe në rastin konkret të denoncimit të
skandalit të zhvatjes së pagave të mësuesve me 1600 lekë të reja në vit, nën
termin kuota mujore sindikale dhe taksë vjetore, që mësuesve u sekuestrohen me
dhunë administrative nga drejtorët e DAR, në kundërshtim me ligjin për pagat në
Republikën e Shqipërisë, me ligjin për Thesarin e Shtetit, për veprimtarinë e
bankave dhe në kundërshtim me Kodin e Punës së Republikës i cili shkelet e
përdhoset nga ata që “kanë kapur për fyti” sindikatat shqiptare dhe quajnë
“punë” talljen me mësuesit dhe punonjësit! Kështu po ndodh edhe me denoncimin e
kuotave sindikale të mësuesve, përballë të cilës në vend të dorëhiqej e të
rikthehej për gjithë natën në katundin nga e kanë sjell në krye të
mavri-sindikatës që ka katandisur në derexhe të fundit, “agai” i SPASH Nevrus
Kaptelli nëpërmjet një letre elektronike banale, kërcënoi gazetën “Telegraf” me
gjyqe, ndërkohë që ai është autori dhe bashkë-autor  i krimit, ndërsa ne jemi vetëm autorët e
shkrimit! Përballë mos tërheqjes sonë, ai vërsuli për presione një “avokate” e
cila me gjuhë shtrigash të “shkuara në vakt”, na kërkoi “të ndalnim urgjent publikimin
e abuzimeve të profesor-doktor master Nokes me kuotat milionëshe të mësuesve.
Na kërkoi të mos publikonim denoncimet e krimeve më pronat, bërë prej padronit të
saj në BSPSH. Nuk është aspak çudi, që sa herë denoncohen vjedhjet me kuotat
dhe shpenzimet e financiare të sindikatës, “agallarët” dhe “qehallarët” e
neveritshëm të BSPSH, hapin “sqepin” e kërcënojnë. Madje edhe fusin “sekserë” për
të na bërë të heshtim! Bëhen kërcënime, sa herë denoncohet fakti që sindikatat
janë kthyer në “moçal korrupsioni” prej një grupi “mumuthësh” të plakur e pa
asnjë produkt as moral, të cilët vegjetojnë e përlajnë miliona financa nga
shitje dhe qiratë e pronave, krime që duhen ndëshkuar! Për të mbuluar krimet e
kryera me pronat e sindikatave, për vazhduar e garantuar rehatinë dhe pasurimin
e tyre brez pas brezi qoftë edhe për të tjerë jashtë gjendjes civile, ata bëjnë
çmos që mediet të mos publikojnë denoncimet e mësuesve, mjekëve, infermierëve,
farmacistëve, dentistëve, minatorëve, ndërtuesve, punonjësve civilë të ushtrisë
e policisë, punonjësve  të bashkive, të
administratës qeveritare qendrore, të tekstileve, bujqësisë, tregjeve,
prodhimit e sektorit të shërbimit ushqimor, ujësjellësve, turizmit,
hidrokarbureve, transportit, rrugëve, transportit urban e ndërqytetës, TAX-ive,
Postës, Telekomit, porteve, hekurudhës, metalurgjisë dhe gjithë sektorit të
prodhimit e shërbimeve private! Numrin tjetër, nisur prej bashkëpunimit me
institucionet e drejtësisë, gazeta “Telegraf” do të publikoj një speciale
lidhur me abuzimet ekonomike-financiare që bëhen prej “çetës” që ka marrë e po
mban peng sindikatat shqiptare, duke i tjetërsuar qëllimisht në “kukulla”
zyrash të punëdhënësve… Sot, po e nisim duke publikuar fakte nga pronat e
sindikatave në Qarkun Shkodër, brenda të cilave figurojnë edhe ish-pronat e
Sindikatës së Pavarur të Arsimit Shqiptar (SPASH), fatin e të cilave, nëse nuk
ka “vu dorë” siç thotë paraardhësi i tij Bajram Kruja, “Mon Kukaleshi” Nevrus
Kaptelli duhet ta publikoj e ta çoj përpara drejtësisë, me cilësinë e Presidentit
të SPASH, sindikatë të cilës i mungojnë këto prona në inventarin e pasurive!    

Dosja e zezë e krimeve me pronat e sindikatës në qarkun
Shkodër, brenda të cilës janë pronat e tjetërsuara të BSPSH e SPASH

 

Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve dhe Pionierëve-Shirokë

Nga të dhënat e ZVRPP, Shkodër rezulton se kjo pronë ka sip totale 9620 m2
dhe ndërtesa me sip. 846 m2 është regjistruar në pronësi të BSPSH. Kjo pronë
është ndarë në vitin 1994 mes palëve BSPSH-KSSH, ku 2/3 i merr BSPSH dhe 1/3
KSSH. Sipërfaqja totale e pronës, së bashku me objektin i është dhënë me qira
deri në vitin 2020, tek një subjekt privat. Ku përfundon qiraja? Nga ka asnjë
dokument për pasuritë e luajtshme.

Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve e Pionierëve-Razëm

Nga verifikimi rezulton, se shtëpia e pushimit të punëtorëve është blerë
(shitur nga sindikata) dhe regjistruar në hipotekë me Nr. Hipotekor 198, datë
18.10.2002 nga shtetasi L. P, regjistruar me Nr. Pasurie 196/2, zona kadastrale
3834, dhënë me qira prej tij tek një person tjetër! Nuk ka asnjë dokument për pasuritë
e luajtshme.

Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve-Theth

Nuk ka informacion as hipoteka Shkodër, nuk japin informacion as BSPSH e
KSSH, nuk dihet nëse prona ekziston fizikisht apo jo, sindikata nuk paraqesin
asnjë dokument qeraja, ose shitjeje. Nuk ka asnjë dokument për pasuritë e
luajtshme.

Salla e Lojrave, qyteti Shkodër

ZVRPP nuk ka informacion. Nga verifikimi fizik, rezulton se kjo pronë është
privatizuar dhe regjistruar me Vërtetimin Hipotekor nr.112, datë 11.8.2006, me
nr. pasurie 4/287, zonë kadastrale 8594, sip.302 m2 dhe Vërtetimi Hipotekor nr.
215, datë 18.7.2007 për pasurinë nr. 4/559, zonë kadastrale 8594, me sipërfaqe.
313 m2 në favor të disa bashkëpronarëve, për të cilat nuk jepet informacion as
nga sindikatat as nga hipetoka. Nuk ka asnjë dokument për pasuritë e luajtshme.

Salla e Kulturës-Velipojë

ZVRPP nuk ka informacion. Nga verifikimi fizik rezulton, se ndërtesa është
e banuar nga familjarë, thuhet se paguajnë qira nën dorë në sindikatë. Nuk ka asnjë
dokument për pasuritë e luajtshme.

Salla e Kulturës në ish-Ndërmarrja Bujqësore Shtoj-Komuna
Rrethina

ZVRPP nuk ka asnjë informacion. Nga verifikimi fizik rezulton, se ndërtesa
është transformuar në objekt kulti (xhami), shitur pa asnjë dokument zyrtar
prej sindikatave deh pa asnjë letër llogarie financiare. Nuk ka asnjë dokument
për pasuritë e luajtshme.

Pallati i Kulturës-Fushë-Arrëz (Salla e shfaqjeve)

Nga të dhënat e dërguara nga ZVRPP Pukë, konfirmohet se kjo pronë është e
regjistruar në pronësi të qytetarit N.N, pas aktit të shitjes së kryer nga
BSPSH, ku ky i fundit është në cilësinë e pronarit të truallit.

Salla e Lojërave, qyteti Pukë

ZVRPP, konfirmon se nuk disponon asnjë informacion në regjistrat hipotekor.
Nga verifikimi fizik rezulton, se objekti është privatizuar nga Zyra Dunga, por
as sindikata e as hipoteka nuk kanë dokument zyrtar për këtë shitje, as
dokumente arkëtimi të vlerave financiare të shitjes. Nuk ka asnjë dokument për pasuritë
e luajtshme.