Avokati i Popullit raport shqetësues: Në burgje flenë me turne

513
Edhe viti 2014 nuk ka sjellë asnjë përmirësim të situatës në insitucionet e vujates se dënimit në vend. Avokati i Popullit prezantoi një raport voluminoz, rezultat i 100 inspektimeve. Për të shpjeguar gjendjen e rëndë mund të veçojmë vetëm një moment të raportit ku thuhet se në burgje të dënuarit flene me turne.
Institucioni i Avokatit të Popullit prezantoi një gjendje alarmante të burgjeve në vend. Jorida Rustemi e cila prezantoi dhe raportin vjetor për 2014, tha se përveç rasteve të mbipopullimit dhe keqtarjtimit të të dënaurve, shteti ende nuk garanton rehabilitimin e tyre. Shqetësimi ishte konkret dhe i thënë thjesht. Në burgje flihet me turne.
Jorida Rustemi: Me turne apo pa turne, apo me bashkime krevatësh në mënyrë që në 4 shtretër të flenë 8 burra, pasi është e pamundur apo bashkimi i dysheqeve në mënyrë që të realizohet e njëjta gjë, përsëri kushtet nuk janë dinjitoze.
Juristi i avoaktit sheh të nevojshme hartimin e politikave alternative të dënimit për të shmangur mbipopullimin.
Juristi i Avokatit: Mbi popullimi është dicka serioze që ndikonë në respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria dhe ul shërbimet në cdo nivel.
Mbi 100 inspektime janë hartuar, 80 rekomnadime të cilat janë përcejellë autoriteteve ligj-zbatuese me qellim përmirësimin e situatës në institucionet e vujates së dënimit në vend.
Sigal