Avokati i Frrokut: Sot kërkesë për shfuqizimin e arrestit me burg

471
Avokati Saimir Visha ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:00 do të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të gjykatës së lartë për Arrestin me burg për vrasjen në Belgjikë të klientit të tij, Mark Frrokut.
Arrest me burg është masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Lartë për deputetin Mark Frroku, lidhur me akuzat për vrasje e shfrytëzim prostitucioni që vijnë nga Belgjika, dhe të fshehjes së pasurisë nga autoritetet shqiptare. 
Seanca Gjyqësore është zhvilluar vetëm një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 113 vota pro kërkesën e Prokurori për autorizimin e arrestimit të tij. 
Sigal