Avokati grek: Lesi më kërkoi mbrojtje, i vura kusht lirimin e fëmijës

474
Alexis Kougias, një nga avokatët më të njohur në Greqi për çështjet penale ka treguar për takimin e tij me shqiptarin 36-vjeçar, Klodi Lesi i cili 12 ditë më parë vrau gruan e tij greke. 36-vjeçari shqiptar pasi vrau gruan Lela Mavromatis me 7 goditje thike, rrëmbeu një nga djemtë e tij dhe tani është në arrati. 
Avokati ka treguar se është takuar në Megara, një zonë në Athinë në 8 janar, vetëm dy ditë pasi kishte bërë krimin. Kougias ka thënë për mediat greke se Klodi Lesi në takim shkoi me një makinë ngjyrë jeshile, i pashoqëruar. 
“Me kërkoi që ta mbroja, por unë si kusht i vura që të lironte fëmijën” ka thënë avokati. Ai ka treguar më tej se kishte lënë që të fliste në telefon në orën 9 të darkës të asaj dite, por shqiptari Klodi Lesi nuk e kishte marrë. 
Këto zhvillime bënë që policia të niste kontrollet në zonën e Megara, por më kot. Ata nuk gjetën asnjë gjurmë të 36-vjeçarit shqiptar dhe as të djalit të vogël 4-vjeçar.
Sigal