Avokati Gjokutaj: Kokaina u mbajt në Livorno, këtu erdhi mostra

758
Kryeministri Rama deklaroi se është merita e policisë së Shtetit, në kapjen e 613 kg kokaine në Portin e Durrësit, para disa javësh. Po, kështu, edhe ministri Brendshëm Xhafaj deklaroi se policia jonë e zbuloi kokainën. Mirëpo, fakte të reja dalin në dritë, duke provuar se kjo ngarkesë kaq e madhe e kokainës e ardhur në Shqipëri, nga Kolumbia me transit Italinë, ka qenë tërësisht e monitoruar nga Shërbime Informative Antidrogë të shumë shteteve, dhe, ndoshta, rastësia në Durrës, bëri, që të ndërhynte dogana e Durrësit, ndoshta edhe para kohe, duke prishur edhe “planet” e mbikëqyrjes, për të arritur te destinacioni përfundimtar. 

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se kapja e kokainës prej 613 kg është bërë me dorëzim të kontrolluar. Avokat Gjokutaj: “Dorëzimi i kontrolluar konsiston me lënien e një mostre dhe zëvendësimi i pjesës tjetër. Zheji: Kanë vënë allçi? Gjokutaj: Këta nuk kanë ditur gjë. Dorëzimi i kontrolluar është operacioni më i fshehtë që bën policia. Kanë qenë në maune dhe personat që kanë udhëtuar nuk e kanë ditur se kanë të infiltruar. Kështu ndodh në Shqipëri sepse e dinë që kokaina ikën. Duhet ta kenë mbajtur në Livorno. Gjokutaj: Kujtoni se Italia nuk e kontrolloi?! Gjokutaj: Gjithë problemi është të kapet rrjeti, kush afrohet tek kontejneri. Po të ishte kështu, do ta kishte kapur Italia. Kjo bëhet ekstra kështu. Mendoni se antidroga italiane një nga policitë më shkencore në botë të detektojë 613 kg drogë dhe ta mbyllë kontejnerin dhe ta nisë. Pse bëhet kjo? Kjo bëhet që të vazhdojë që të krijohet përshtypja që ngarkesa është brenda që të zbulohet më tutje.
Sigal