Avni Ponari, Qytetar Nderi i Bajram Currit

590
Sigal

Ne nje postim te tije, nje nga ikonat me te suksesshme te biznesit shqiptar thekson gezimin mbi dekorimin nga qyteti i tij i lindjes.

Ja statusi i plote i Ponarit:

U largova nga Bajram Curri në vitin 1976, pasi mbarova gjimnazin. Shkolla e lartë e Marinës më bëri që të jetoja në Vlorë, në Durrës dhe në Lezhë, në detyra të rëndësishme në Marinë, për t’u kthyer më pas në Tiranë në Komandën e Flotës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në vitin 1993 si sigurues i Marinës, por në një industri tjetër, që ndoshta kjo paska qenë pasioni im: industria e sigurimeve ku punoj prej 25 vitesh.
Kthehem përsëri në qytetin tim,në vendin e paraardhësve të mi, Kreshnikëve të Malësisë, tashmë me një titull të lartë, “Qytetar Nderi i Rrethit të Tropojës”.
Tropoja është qyteti më i bukur në botë, e them këtë me plot gojën, sepse ka njerëzit më të mirë, ka natyrën më të bukur dhe ka virtytet njerëzore më dominuese se kudo tjetër.

Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan për të më dhënë këtë titull.