Avioni me drogë në Divjakë, Riformato: Do hapja zyrë turistike

520
Piloti Giorgio Riformato, avioni i të cilit transportonte drogë, ngeci në rërën e Divjakës në 10 maj 2014, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Shtetasi italian insiston se nuk ka pasur lidhje me drogën dhe se në Shqipëri kishte ardhur për të hapur një zyrë turistike ajrore. “Në Shqipëri do të hapja një zyrë turistike ajrore, kishte fluks udhëtarësh për vizitën e Papës”, ka thënë ai. Ndërsa për Saimir Bajramin, që konsiderohet si korrier dhe personi që do ngarkonte drogën në avion, Riformato ka thënë se nuk e njihte dhe se dallohej nga një distinktiv policie. “Bajramin se njihja, në Divjakë s’kam qenë më parë. Nuk e kuptoj pse më mbani në burg”, ka thënë ai ndër të tjera. Ndërsa për rrëzimin e avionit, ai ka thënë se shkak është bërë një problem teknik. Riformato po gjykohet i vetëm për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës të mbetur në tentativë, pasi të pandehurit e tjerë u gjykuan me procedurë të përshpejtuar. Avioni u rrëzua më 10 maj në plazhin e Divjakës, ndërsa në të njëjtën zonë u sekuestruan 460 kg marijuanë dhe u arrestua korrieri Bajrami. 
Sigal