Avioni i drogës në Divjakë, piloti italian drejt lirimit në Itali

Dy muaj pasi u transferua për vuajtjen e dënimit të mbetur në Itali, piloti Giorgo Rifformato kërkon nga drejtësia italiane lirimin.
Rifformato ka paraqitur në gjykatën e Torinos një kërkesë për lirimin me kusht nga qelia për shkak të kushteve shëndetësore.

Pas kësaj kërkesë drejtësia italiane ka sjellë në Shqipëri një letërporosi ku kërkon informacion për sjellien e Rifformatos në burgun e Fierit ku ai qëndroi për afro 3 vjet.

Fillimisht Rifformato u dënua me 15 vite burg ndërsa apeli i krimeve të rënda në Shqipëri ia uli në 12 vite, të cilat nga drejtësia italiane i konvertoi në 8 vite.

71 vjeçari u prangos në 2014 nga policia shqiptare me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogave mbetur në tentative me avionin e tij nga Divjaka në Itali.