Avazi i vjetër: “Duam lekë për rojen, shkumësat, perdet”

72

Korrupsioni
i pandëshkuar, nis zhvatja e parave nga nxënësit



Maksim TUFA




shkollat e vendit, 9-vjeçare dhe ato të mesme, ka nisur prej dy javësh zhvatja
e parave nga nxënësit. Miliona lekë pritet të mblidhen nga xhepat e nxënësve
për të mbushur xhepat e mësuesve dhe drejtorëve. Kjo për faktin sepse asnjëherë
në shkollat e sistemit 9 vjeçar dhe të mesëm, nuk ka patur dhe nuk ka asnjëherë
transparence, nuk dihet se ku përfundojnë milionat e mbledhura nga gjoja
“kuotat vjetore” të nxënësve, kur llogaritet që një shkollë me 700 nxënës
mbledh afro 7.5 milion lekë çdo vit. Asnjëherë nuk dihet dhe nuk bëhen të
ditura shpenzimet, blerjet dhe shitjet, dhe asnjëherë nuk dihet fati i miliona
lekëve që mblidhen çdo muaj tetor, duke u kërkuar madje nxënësve me detyrim të
paguajnë edhe për shpenzime të tjera “shtesë”. Prindër dhe nxënës nga pothuajse
shumë qytete të vendit, ankohen dhe kanë denoncuar kërkesat dhe aferat e ndyra
të mësuesve të cilat bëhen ose në mbledhjet me prindërit, ose kokë më kokë me
nxënës të veçantë, të cilëve u kërkohen favore financiare me gjoja pretendimin
“i duhen shkollës për nevojat e veta”. Edhe këtë vit ka nisur avazi vjetër i
“pagesave të rojes, blerjes së shkumësave, shpenzimeve të fotokopjes, blerjes
së perdeve të reja, lyerjes së klasave”, dhe shumë gjëra dhe sajesa të tjera.

Denoncojnë
nxënësit

Nxënësit
dhe prindërit nga shkolla të ndryshme si nga Elbasani, Durrësit, Vlora e
Berati, kanë denoncuar përmes email dhe sms, aferat dhe ofertat e ndyra të bëra
hapur fare nga mësues dhe drejtues shkollash, të cilët muajin tetor, e kanë
“muajin e sulmit” për të mbushur arkën e shkollës me miliona. Në rrethe ka
shkolla me mbi 700 ose 1200 nxënës, dhe të llogaritësh që çdo muaj tetor
mblidhen nga 7 deri 14 milion lekë, të cilat mbushin kasafortat e drejtorëve,
për të mos bërë kurrë transparencën e shpenzimeve të tyre. Rastet e
korrupsionit kanë qenë të shumta sin ë Durrës kur drejtoresha e shkollës bleu
për 7-8 marsin makinën e re për vehten e saj, apo në Elbasan kur drejtori
shkollës me paratë e nxënësve  kishte paguar dy vite shkolle të djalit të
tij në një universitet privat në Tiranë, apo kur me paratë e nxënësve një
drejtoreshë në Librazhd, kishte mobiluar apartamentin e saj të ri të blerë në
Tiranë. Pra rastet e korrupsionit nga drejtues dhe mësues në shkollat e vendit,
ka me qindra. Por faktet tronditëse asnjëherë edhe pse janë denoncuar dhe po
denoncohen nga nxënësit dhe prindërit nuk po merren seriozisht nga drejtuesit e
arsimit në rrethe, organet policore dhe hetimore. Eshtë krim i shëmtuar moral
dhe ligjor të shpenzosh milionat e mbledhura me mashtrim nga xhepat e nxënësve,
për të përmbushur dëshirat dhe pretendimet e një drejtuesi militant që kujton
se “detyra dhe tesera e partisë e mbron edhe nga ndëshkimi ligjor”. 

Denoncojnë
prindërit

Prindër
dhe nxënës, akuzojnë, denoncojnë dhe apelojnë për verifikimin dhe ndëshkimin e
çdo drejtuesi dhe mësuesi që del nga misioni i tij, dhe kryen
“taksambledhësin”, për të lënë të qetë, ata që duan të punojnë dhe mësojnë në
institucionet e dijes. Fakti është se ata drejtues dhe mësues që janë kthyer në
“taksambledhës” me paratë e nxënësve, janë pikërisht ata që kanë prapavijë
politike, ata që partia që qeveris i mori nga fushatat elektorale, dhe i bëri
“edukatorë dhe drejtorë”, duke shkelur jo vetëm ligjet, por edhe kriteret e
miratuara nga vetë MAS. Të mbledhësh çdo muaj tetor lekë me grushta nga
nxënësit, duke u justifikuar se ‘do të paguajmë rojen, bojaxhiun, perdet,
shampot e detergjentet”, në një kohë që të gjitha këto shpenzime i mbulon
shteti, do të thotë të kthehesh nga mësues në gjobaxhi, nga edukator në amator,
dhe nuk mund të mbahesh asnjë minutë në punë në institucionet e shtetit.
Zhvatja e parave me dhunë verbale nga xhepat e nxënësve, mbetet vesi më i keq
për një drejtues apo mësues shkolle, mbetet shkelja flagrante e rregulloreve të
MAS, mbetet dukuria më negative që ka mbuluar sot shkollat e vendit, dhe që ka
nevojë urgjente për hetim dhe ndëshkim ligjor nga organet kompetente.