Av. Cakrani: Trazirat e 1997 dhe kapja e Kushtetutës

541
Sigal

AV KUJTIM CAKRANI

Fundi i Kushtetutës!

Thonë po bëjnë një ligj për të luftuar KÇK, dhe do t’i japin kompetenca më shumë policisë shtetit! Hahaha… po këta si ka penguar njeri deri më sot, sepse kanë ligjin Antimafia që, edhe pse është antikushtetues parashikon çdo gjë për ata që kryejnë dhe janë pasuruar nga veprimtari të paligjshme. Sipas gjasave’ duan ta kthejnë policinë e shtetit në organ hetues, jo mor jo!
Nuk luftohet korrupsioni me polici, luftohet me organet e hetimit, policia është mbështetëse e veprimeve të tyre… Nëse bëjnë realitet atë që thonë, se do t’i japi kompetenca të zgjeruara policisë atëherë është kthyer realisht sigurimi shtetit bashkë me 530 ish-sigurimsat që janë sot në kupolën e saj…

 

Për kujtesë!

Në vitet 1990 u arrestuan dhe dënuan shumë ish-zyrtarë të lartë të regjimit komunist me akuzën për “Gjenocid”. Komunistët, ish-sigurimsit që në fakt ishin menaxherët kryesor të firmave piramidale pasi iu vodhën lekët shqiptarëve dhe firmat falimentuan, dhe nën këtë shkak organizuan dhe nisën rebelimin. Futën në grevë urie studentët e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Vendosën kushte të parealizueshme për qeverinë e kohës… Hapën depot e armëve në Jug dhe nisën revolucionin e armatosur. Hapën burgjet dhe nxorën të gjithë ish-eksponentët e regjimit komunist të dënuar tashmë. Të gjithë fituan pafajësinë dhe morën dëmshpërblim marramendës, të gjitha këto u bënë nga gjyqtarët e korruptuar që ishin pjellë e tyre…