Av. Altin Goxhaj: Dossieri i zi i Sorosit për Shqipërinë javës tjetër dorëzohet në Uashington

655
Çfarë përmban Dosja e Zezë e Sorosit për Shqipërinë që më pyetën të shtunën në mëngjes dhe që ma konfirmuan sot se do të dorëzohet në Uashington javës tjetër (pranë një grupi të interesuar amerikan konservator me rol specifik në këtë çështje)? Me lejen e tyre (e kërkova si koracë imuniteti të përkohshëm, për hir të faktit që i kam hapur luftë të gjithëve. M’u lejua ta bëj publik këtë fakt bashkë me listën e mëposhtme.

Ja një përmbledhje në shqip e topics që më konfirmuan nga lista e gjatë që u çova.
a. Koncept (gjysmë faqe)
b. Përmbledhje (2 faqe)
c. Konkluzione (11 paragrafë të shkurtër)
d. Përshkrim i shkurtër i situatës (2 faqe)
d. 11 kapitujt (si më poshtë) (15-20 faqe)
e. Aneks me referenca nga burimet e përdorura (pa limit)
f. Shpjegim shkurtimesh

1. Një përmbledhje e shkurtër e historisë 25 vjeçare të burimeve njerëzore të promovuara nga Sorosi dhe përfshirjen e tyre në majat e pushtetit, shoqërisë civile, medias dhe burokracinë shqiptare në institucionet ndërkombëtare në Tiranë!
2. Interesat financiarë dhe pasurorë të drejtpërdrejta të Soros në Shqipëri (burime natyrore, financa, ekonomi etj.)!
3. Pesha e networkut të tij në thithjen e fondeve ndërkombëtare sidomos ato me origjinë amerikane publike apo private dhe sa kanë influencuar këto para në politikë, zgjedhje dhe vendimmarrje!
4. Roli specifik i Sorosit në zgjedhje dhe niveli i financimeve amerikane apo me influencë amerikane që kur erdhi Obama në presidencë në 2008! (2009, 2011, 2013, 2015, 2017)
5. Roli specifik i Sorosit në krijimin, fuqizimin dhe financimin dhe lobingun financiar të OJF-të partizanë që kanë mbështetur partitë e majta!
6. Roli i Soros në orientimin dhe influencimin e Qeverive Shqiptare në fusha bazë si ekonomia, arsimi, energjia, infrastruktura, thithja e investimeve dhe marrja e ndihmave dhe borxheve, etj!
7. Roli i Soros në Reformën në Drejtësi dhe raportet me institucionet qeveritare dhe joqeveritare amerikane.
8. Influenca dhe angazhimet specifike të faktorëve shqiptarë të lidhur apo nën influencën e Soros në Shqipëri në periudhën 2016-2017 në fushatën zgjedhore amerikane dhe roli i tyre në formimin e opinionit publik në diasporën shqiptare në SHBA apo shtetasit amerikanë në Shqipëri.
9. Influenca e Soros në media dhe ndikimi në opinion dhe karrierën e gazetarëve.
10. Roli i institucioneve amerikane në mbështetjen e networkut sorosian në politikë, administratë, vendimmarrje, biznes, financa, sektorin jofitimprurës, media, think tanket dhe rrethet akademike, burokracinë ndërkombëtare (4-5 shembuj).
11. Trajtimi preferencial ose jo nga institucionet amerikane në Shqipëri të grupeve, individëve, organizatave dhe institucioneve konservatore dhe liberale me inspirim pro amerikan! (kjo u propozua nga unë në mënyre specifike dhe jam tejet i gëzuar që mu pranua).
Sigal