Autostrada Tiranë – Elbasan, do të hapet para 23 Qershorit

576
Sigal

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Ardjan Turku inspekton punimet e rrugës

Në autostradën e re Tiranë – Elbasan duket se, po punohet intensivisht. Punimet janë afër përfundimit dhe mesa duket shumë shpejt autostrada do të jetë në shërbim të qytetarëve. Nënkryetari i Parlamentit, njëkohësisht kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, z. Ardjan Turku ditën e djeshme ka inspektuar punimet e rrugës Elbasan-Tiranë. Sipas Turkut, autostrada Tiranë-Elbasan është një vepër e madhe e qeverisë, e cila do t’i shërbejë qytetarëve të Elbasanit për komfortin e saj, por do të shërbejë edhe si një strategji zhvillimi ekonomik për të gjithë rajonin. Më tej Ardjan Turku tha se, opozita duhet të kërkojë falje përpara kësaj vepre, pasi më 23 dhjetor 2010, kur Partia Demokratike luftonte të ndërtonte këtë vepër madhore, ajo ishte në kundërshti më këtë vendim. Turku gjatë këtyre inspektimeve u shpreh se, votimi i opozitës në atë kohë, kundër ndërtimit të kësaj rruge dhe sidomos të deputetëve saj të Elbasanit, ishte një Tiranë votim që ata sot duhet të ulin kokën para kësaj vepre. Segmenti rrugor Tiranë-Elbasan, i cili është në përfundim e sipër, me të gjitha parametrat e një rruge bashkëkohore, pritet të hapet së shpejti madje si pas Turkut para 23 Qershorit . Kjo rrugë jo vetëm që do të shkurtojë distancën e Elbasanit me Tiranën, por dhe do të shërbejë si një strategji zhvillimi ekonomik për të gjithë rajonin. Punimet deri në përfundim të tyre do të vazhdojnë 24 orë në ditë në të gjithë gjatësinë e autostradës, e cila ka të ndërtuara në total shtatë ura, ndërsa veprat e vogla të artit, tombino dhe box-e kanë përfunduar tërësisht.