Autostrada Tiranë-Durrës – Humb jetën këmbësori, e përplas për vdekje një makinë

488
Sigal

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Një i ri ka përplasur një këmbësor, teksa lëvizte në rrugën dytësore në drejtim të Durrësit me automjetin e tij me targë AA 645 NV. Ngjarja ka ndodhur në orën 12:40.

Këmbësori nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasje, dhe ka ndërruar jetë pa mundur të marrë ndihmën e shpejtë.

Policia ka ndaluar drejtuesin mjetit, shtetasin Eldis Molla, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.