Sigal

Autoriteti i Aviacionit Civil po planifikon që të ndërtojë një godinë të re ku do të transferohet për të vijuar aktivitetin. Për këtë qëllim, në maj parashikohet të zhvillohet një tender që ka si objekt realizimin e projekt-preventivit për ndërtimin e godinës së re të Autoritetit. Fondi limit parashikohet të jetë 8.7 milion lekë. Godina e re parashikohet të ndërtohet në Rinas, në truall shtetëror.

Ndërsa në muajin qershor, një tender tjetër i planifikuar është ai që ka si objekt konsulencën teknike për masterplanin e aviacionit civil shqiptar. Fondi limit për për këtë procedurë prokurimi është 52.5 milion lekë.

Një procedurë tjetër prokurimi e parashikuar për t’u zhvilluar në muajin maj është ajo për marrjen e konsulencës për studimin e kapaciteteve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.  Fondi limit i kësaj procedure prokurimi është 3.9 milion lekë.