Autopsia – Vëllai i diktatorit koreano-verior u vra me lëndën helmuese VX

195
Vëllai i diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-nam, është helmuar me një substancë helmuese që ka emërtimin VX dhe që cilësohet si armë e shkatërrimit të në masë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ky lajm vërtetohet nga rezultatet e autopsisë, gjë që ka shtuar dyshimet se vrasja është ekzekutuar nga spiunazhi koreano-verior. Autoritetet malajzjane, po vijojnë punën për arrestimin e katër personave që dyshohet të kenë qënë organizatorët e vrasjes, teksa më herët, në pranga kanë përfunduar tre individë të tjerë.

Ashtu sikurse ishte thënë paraprakisht, Kim Jong-nam, është helmuar nga një lëndë ekstremisht toksike që njihet me emërtimin VX, një kimikat organik me përbërje fosfati, që për më tepër bën pjesë në listën e armëve të shkatërrimit në masë, në bazë të rezolutës 687 të kësaj organizate.

Rezultati është publikuar nga autoritetet malajzjane, menjëherë pas daljes së rezultatit të analizave të autopsisë që ishte realizuar mbi trupin e pajetë të Kim Jong-nam.

Në këtë mënyrë, ekpertët i kanë përforcuar dyshimet se gjithcka është organizuar nga agjentët sekretë të Koresë së Veriut. Lënda toksike VX është një substancë e lëngët pa erë dhe pa shije e cila në rast se bie në kontakt me organizmin e njeriut, shkatërron totalisht sistemin nervor. Shanset për t’i mbijetuar një sulmi të tillë janë thuajse inekzistente.

Malajzia ka akuzuar zyrtarisht Korenë e Veriut për incidentin e ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të vendit, ndërkohë që ka tërhequr edhe ambasadorin e saj nga shteti diktatorial. Aktualisht, në pranga kanë përfunduar tre persona, mes të cilave edhe një grua që dyshohet si vrasësja e Kim Jong-nam.

Megjithatë, katër individë të tjerë, që dyshohet se kanë qënë planifikuesit e gjithckaje janë shpallur në kërkim, por dyshohet se janë larguar nga vendi që pas sulmit ndaj vëllait të diktatorit koreano-verior, ndaj për këtë arsye, ata figurojnë edhe në listat e kërkimit ndërkombëtar.