Automjeti del nga rruga, plagosen tre persona në Fier

186

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej të cilëve vëllezër.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Darëzëzës, në vendin e njohur si Shën Pjetër.

Njeri prej të dëmtuarve mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të lënduarit janë dërgua për në spitalin e Fierit nga një automjet i rastit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe uniformat blu, të cilat po bëjnë edhe verifikimet e duhura për të nxjerrë shkaqet e këtij aksidenti.