Automjetet që do dalin jashtë përdorimit

453
Sigal

Ministri Lefter Koka: 48%-60% e ndotjes së ajrit në vend vjen nga
automjetet, qendrat e mëdha urbane kanë nivel tepër të lartë

Automjetet e vjetra do t’i seleksionojmë gradualisht, të
rejat do të importohen me standardet e BE-së

Ministri i Mjedisit, zoti Lefter Koka, sqaroi me detaje, nismën e
institucionit që ai drejton, lidhur me një problem që kërkon zgjidhje
emergjente për vetë pasojat shkakton në mjedis, për rrjedhojë edhe në shëndetin
dhe jetën e shqiptarëve, sidomos në Tiranë e në qendrat e tjera kryesore urbane
me ngarkesë të madhe transporti rrugor. Ministri Lefter Koka e trajtoi ndotjen
mjedisore që shkaktohet në vendin tonë prej automjeteve, në emisionin televiziv
“Natë me Xhaxhiun” në TV “News-24”, ku prezantoi nismën e Ministrisë së
Mjedisit, për të cilën po bashkëpunohet me Ministrinë e Transportit dhe
Infrastrukturës, me synim përmirësimin e cilësisë së ajrit, duke minimizuar  e tij
prej
gazeve me efekt serrë (GES), si një angazhim i marrë nga qeveria shqiptare në Konferencën e
Palëve në Paris. më poshtë po publikojmë pjesë nga sqarimet e dhëna prej
ministrit Koka, në intervistën e dhënë.
“Në Shqipëri ndodh rëndom që kthehemi të gjithë
triumfatorë nga konventa të ndryshme, firmosim marrëveshje, por lihet mënjanë
thelbi, që merren disa angazhime e këto kanë afate për realizimin e objektivave.
Ne kemi një ligj që është funksional, por cilësia e ajrit është ende në nivele
jo të kënaqshme në Shqipëri. Kërkohen një sërë masash për të mbërritur në
rezultatin e nevojshëm. Sot në Shqipëri, ndotja e ajrit vjen në masën 48%-60%
nga transporti, pra nga automjetet. Kjo ndotje shkaktohet kryesisht me pluhur
dhe PM10. Shkak i ndotjes është edhe çlirimi i CO2. Shqipëria ka një flotë transporti
rrugor të vjetër, me mbi 500 mijë automjete të tilla. Madje, pse jo edhe me
moshë mesatare rreth 18.4 vite, moshë kjo e barasvlershme me kategorinë “Euro 1”.
Të kuptohemi, kategoria “Euro 1” i përket automjeteve prodhim i viteve 1993-‘97.
Ne, pra Shqipëria është i vetmi vend në Evropë apo në rajon, që ende jemi me “Euro
1”. Sot, Evropa e zhvilluar është me “Euro 6”, ndërkohë që vendet e rajonit si
Mali i Zi, por edhe Bosnja janë në “Euro 3” dhe “Euro 4”. Aktualisht, ne jemi
duke punuar me propozimin e nismës që kemi ideuar e projektuar, për ta paraqitur
si draft pranë Qeverisë Shqiptare dhe prej andej, për diskutim e miratim në
Parlament. Makinat aktuale, parashikojmë të kapin standardin “Euro 3”, ose “Euro
4” (por ende nuk është konkluduar). Dhe blerësit, do të detyrohen që çdo makinë
të re që do synojnë ta fusin në Shqipëri si import, duhet ta kenë në standardin
“Euro 5” të rejat dhe “Euro 4” të përdorurat. Ajo që përbën problem dhe ne nuk
mund të jemi radikalë në vendime, janë mjetet “Euro 1” deri në “Euro3”. Për këto,
do të propozojmë një përshkallëzim me veprim gradual
.” Pyetjes, se çfarë do të bëhet me këto automjete që janë në numër shumë të
madh, ministri Lefter Koka, iu përgjigj: “Ne
si Ministri Mjedisi, nuk jemi të mendimit, që gjithë këto makina, të dalin që
sot nga përdorimi apo të detyrojmë të instalojnë po sot katalizatorë, por do tu
lëmë qytetarëve kohën e duhur të përshtatin makinat e tyre në standardin e
kërkuar Por tek importi i automjeteve të reja do të kërkojmë të jemi me
standard evropian Për sa kohë që ndotja më e madhe e ajrit vjen nga automjetet,
kjo fatmirësisht . Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar që ajri të ndotet
nga komponentë të tjera E rëndësishme është, që ne do të konsultohemi dhe
prioriteti ynë është të godasim sa më pak ekonominë e çdo qytetari apo poseduesi
të një makine të vjetër, ndotëse të ajrit.”

 

Krahasimi/Çfarë standardi automjetesh lejojnë vendet e Rajonit

 

 

Mali i Zi, që prej vitit 2011 lejon vetëm
importin e automjeteve që i përkasin standardit “Euro 5”

            
 (të reja dhe të përdorura)

Serbia, lejon vetëm importin e
automjeteve të standardit “Euro 3” (të reja dhe të përdorura)

Bosnja-Hercegovina, që prej vitit 2010 lejon vetëm
importin e automjeteve të standardit “Euro

          
                     5” (të reja) dhe të
standardit “Euro 3”, (të përdorur)

Maqedonia që prej korrikut 2015 lejon
vetëm importin e automjeteve “Euro 5” (të reja” dhe

              “Euro
4” (të përdorur)

Kroacia, lejon vetëm importin e
automjeteve të stadandardit “Euro 6” të reja dhe të përdorura (si

          
    vend anëtar i BE-së)

Turqia, lejon vetëm importin e
automjeteve të standardit “Euro 5” (të reja) dhe ndalohet importi

              
i automjeteve të përdorur .

Shqipëria është shumë larg
standardit “Euro 5” që po zbatohet në vendet e Bashkimit Evropian

               që
prej vitit 2010, apo “Euro 6” që po përoret qysh nga muaji shtator 2015.