Një grua 50-vjeçare në Vlorë u aksidentua rëndë nga një autobus urban sapo zbriti në stacion.
Në momentin kur gruaja po zbriste, autobusi ka lëvizur dhe një prej rrotave të tij e ka goditur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës.
E plagosura u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ky aksident ndodh në një kohë kur banorët, por dhe vetë punonjësit e parkut kërkojnë zëvendësimin e mjeteve të transportit publik, të cilat tashmë janë jashtë standardit.