Autobusi përmbyset në Elbasan, pasagjeri: Shpëtuam mirë, nuk kishte frena!

821
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një autobus me pasagjerë është përmbysur.
Siç bëhet me dije nga policia ngjarja ka ndodhur në aksin Xibrakë-Qarret në fshatin Sericë. 
Autobusi me udhëtarë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga aksidenti.
Por, një nga pasagjerët ka bërë me dije se ata kanë shpëtuar për mrekulli, pasi autobusi nuk kishte frena.
“Mjeti nuk kishte frena. Rruga është shumë e amortizuar, por mirë që shpëtuam me kaq.”, -ka theksuar ai.
Ambulancat dhe forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimi për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
“Më datë 09.04.2018 në aksin rrugor Xibrakë – Qarret në fshatin Sericë një autobus pasagjerësh me targa AA 146 TK drejtuar nga shtetasi A.K., 48 vjeç banues në Elbasan ka dalë nga rruga. 
Nuk ka të dëmtuar në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal