Autobusi i Unazës përplas kalimtarin në Tiranë

561
Sigal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele tek Rruga “Bardhyl” në kryeqytet. Autobusi i Unazës, ka përplasur një kalimtar.

Dëshmitarët nga vendngjarja kanë treguar , se i plagosuri është një burrë me inicialet K.G, rreth të 50-ave.

Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë një plagë në kokë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa kalimtari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.