Autobusi i Tiranës të Re përplas dy këmbësore

135

Dy këmbësore janë përplasur nga autobusi i Tiranës së Re. Siaps policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:32 në Bulevardin Zog i Parë.

“Autobusi i linjës Tiranës së Re me drejtues shtetasin  A. M ka përplasur dy këmbësore. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja K. N dhe shtetasja tjetër që ishte së bashku me të”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i autobusit shtetasi A. M është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin  e njërës nga shtetaset të aksidentuar.