Një aksident ka ndodhur sot në zonën e Xhamllikut. Autobusi i linjës së Porcelanit ka përplasur një burrë rreth moshës 50 vjeç.

Burime raportojnë se ai i doli autobusit para për të kaluar rrugën, ndërkohë që nuk kishte vija të bardha.

Burri ka mbetur pa ndjenja në tokë ndërsa është rrethuar nga kalimtarët për ti dhënë ndihmën e parë.

Ambulanca ka arritur në vendngjarje për ta dërguar në spital, ndërkohë që policia po bën hetimet për rastin.