Autoambulanca përplas këmbësoren në kryeqytet

504
Sigal

Një autoambulancë ka përplasur një grua këmbësore, e cila po kalonte nga njëri kah i rrugë në tjetrin. Aksidenti ka ndodhur në Unazë, pranë ish-restorant “Durrësi”.

Sipas dëshmitarëve, gruaja ka marrë plagë në të gjithë trupin dhe ka dëmtime të shumta në fytyrë. E plagosura është transportuar në spital nga autoambulanca, që e ka përplasur.

Identiteti i saj ende nuk bëhet me dije, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.