Auditues të KLSH-së zhvillojnë një vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë

1166
Nga data 11 deri më 12 Dhjetor 2017 një grup prej 12 audituesish të Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit morri pjesë në një vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë ( BNAO), e cila u zhvillua në Sofie. Morën pjesë: Z. Albert Thoma, Auditues i Lartë; Z. Muhamed Kavaja, Kryeauditues; Znj. Brunilda Zeneli, Audituese e Lartë; Z. Kristaq Gjurgaj, Auditues i Lartë; Znj. Vjollca Selmani, Audituese e I-rë; Znj. Irma Shkupi, Audituese e I-rë; Znj. Alfred Leskaj, Auditues i I-rë; Z. Xhovan Domi, Auditues i I-rë; Z. Përparim Gjuzi, Auditues i I-rë; Z. Dritan Kore, Auditues i I-rë; Z. Brenton Kotorri, Auditues i II-të; Znj. Gentiana Sinojmeri, Specialiste e prot. Arkives.

Vizita studimore u organizua në bazë të programit ku ishte parashikuar prezantimi i metodologjisë së auditimit të ndjekur nga BNAO dhe eksperienca në auditimin e perfomancës të zhvilluar së fundmi mbi arsimin profesional në Bullgari dhe lidhja e tij me nevojat e tregut të punës, auditim që kishte marrë vëmendje të posaçme nga parlamenti, strukturat relevante shtetërore dhe publiku i gjerë si dhe prezantimi i punës audituese në programin kompjuterik të specializuar “Pentana”. 

Grupin e përfaqësuesve të KLSH e priti në një takim mirëseardhje në ambientet e BNAO Mr. Tzvetan Tzvetkov, President i BNAO i cili uroi mirëseardhjen dhe suksese në këtë vizitë studimore në ambientet e BNAO. Në fjalën e tij z. Tzvetkov shprehu mbresat nga takimi i fundit me Kryetarin e KLSH në festimin e përvjetorit të Deklaratës së Limës në Peru dhe prezantimin e delegacionit të KLSH në këtë eventimet me SAI e Austrisë. Në emër të grupit të KLSH nga z. Muhamed Kavaja me detyrë Kryeauditues pranë Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Shtetit u falenderua për mikpritjen dhe seriozitetin e treguar nga BNAO. Gjithashtu u prezantua fakti se KLSH në këtë periudhë 6- vjeçare është në një proces intensiv e dinamik të ngritjes së nivelit të punës audituese dhe se tashmë KLSH gjendet në hapat e parë të implementimit të sistemit elektronik të menaxhimit të dokumentacionit e cila synon që institucioni të hyjë në një fazë të modernizimit të tij gjë ndër të tjera që jep sigurinë për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy institucioneve homologe. Nga ana e z. Tzvetan Tzvetkov, President i BNAO u konfirmua një gjë e tillë duke u shprehur me faktin se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 Bullgaria do të marrë presidencën e BE dhe se në këtë kuadër në muajin maj 2018 nga ana e BNAO do të organizohet një konferencë ndërkombëtare në Sofje me përfaqësues të SAI-ve të vendeve anëtare të BE dhe kandidate për anëtare me qëllim forcimin e bashkëpunimit për rritjen e kapaciteteve profesionale të SAI në fushën e auditimit të jashtëm publik. Në këtë konferencë do të ftohet të marrë pjesë KLSH duke qenë të bindur se me veprimtarinë e tij jep kontribut të qenësishëm në përpjekjet e Shqipërisë për tu bërë anëtare e BE mbështetur kjo dhe në përvojën e BNAO në procesin e anëtarësimit të Bullgarisë në BE. Ai u shpreh se jetojmë në një kohë zhvillimesh të vazhdueshme intensive e se në këtë botë je i destinuar që institucionet tona të zhvillohen duke u kthyer në institucione të shekullit të 21 ose do të ngelen në institucione të shekullit të 20 rrugë tjetër nuk ka.
Më pas kjo vizitë studimore vijoi me fjalën dhe prezantimet e lektorëve të BNAO me temat mbi metodologjinë dhe eksperiencat në auditimin e performancës të ushtruar nga BNAO mbi Arsimin profesional në Bullgari. Prezantim i bërë nga Drejtoresha e Departamentit të Auditimit të Performancës, Shefe e Departamentit dhe Audituesit që kishin marrë pjesë në auditim. Përveç metodologjisë së ndjekur në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit ISSSAI u bënë prezent dy konkluzione të rëndësishme dhe me impakt publik si diferencimi nga Ministria e Arsimit, për arsimin profesional për sa i përket financimit jo në të njëjtën mënyrë dhe standard me llojet e tjera të arsimit në Bullgari, si dhe mungesa e lidhjes së arsimit profesional me nevojat e tregut të punës në Bullgari. Nga ana e prezantuesve në këtë aktivitet referimet u zhvilluan në një frymë diskutimesh interaktive me qëllim krahasimin e procedurave të auditimit midis dy institucioneve duke patur parasysh faktin se një auditim i ngjashëm me këtë temë është zhvilluar dhe në Shqipëri nga Departamenti i Performancës së KLSH. 

Z. Muhamed Kavaja bëri prezent faktin që kjo vizitë studimore, ashtu si dhe shumë aktivitete të tjera të zhvilluara nga KLSH në këtë periudhë janë organizuar në zbatim të iniciativës së Kryetarit të KLSH-së, i cili duke vlerësuar misionin e Institucionit të KLSH-së si agjent i publikut dhe Kuvendit për përdorimin me efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet të burimeve dhe fondeve publike, duke pasur si synim forcimin e besimit të qytetarit dhe publikut në tërësi ndaj institucionit të KLSH-së, në lidhje me veprimtarinë e tij audituese si dhe me partneritetet që ka krijuar brenda dhe jashtë vendit me SAI-t homologe, i shërben përmirësimit të qeverisjes publike në përpjekjen e vazhdueshme të KLSH-së për ngritjen e kapaciteteve audituese në luftën kundër korrupsionit. Duke përmbushur dhe detyrat e tyre si institucione dhe në kuadër të direktivës së Kongresit të XXII të INTOSAI në të cilën u theksua dhënie përparësie të auditimeve të performancës në këtë kohë globalizmi, vihet re se, problemet e ngritura e rekomandimet e dhëna nga SAI e vendeve të ndryshme duke përfshire dhe BNAO, sipas prezantimit të tyre, për fat të keq, nuk kanë një vëmendje serioze nga ana e autoriteteve qeverisëse. Kjo për fat të keq pasi ato do ti shërbenin vetëm përmirësimit të mirëqeverisjes drejtpërdrejt në dobi të publikut si taksapagues.

Në këtë vizitë studimore u prezantua gjithashtu mënyra e menaxhimit të punës audituese, proceseve të auditimit dhe workflow nëpërmjet një software të dedikuar për BNAO të quajtur Pentana, i cili ishte bërë efektiv gjatë vitit 2016. Përveç prezantimit praktik të punës në këtë sistem u prezantua nga përfaqësuesit e kompanisë IDEAGEN, me qendër në Sofje, produkti Pentana nga pikëpamja e funksionimit dhe kapaciteteve që afronte në auditim por jo vetëm si dhe ptrodukti tjetër ARBUTUS për ekstrakt dhe analizë në përpunimin e të dhënave për auditim. Kjo kompani, ndër shumë klientë në mbarë botën, është prezente dhe në Shqipëri me produktin Pentana në Bankën Qendrore të Shqipërisë. Edhe në këto prezantime pati një frymë diskutimesh dhe pyetjesh nga ana e përfaqësuesve të KLSH si z. Alfred Leskaj, znj. Brunilda Hyka, znj. Vjollca Selmani dhe z. Albert Thoma. 
Në përfundim të këtyre dy ditëve të vizitës studimore të përfaqësuesve të KLSH në zyrat e punës së NAO së Bullgarisë nga ana e përfaqësuesve të palës pritëse u shprehën konsideratat dhe kënaqësia e një takimi të tillë që do mund ti shërbejë ngritjes e modernizimit të punës së dy institucioneve si një eksperiencë e përbashkët e cila gjithmonë është e mirëpritur. Në përfundim të këtij takimi nga ana e Mr. Tzvetan Tzvetkov, President i BNAO ju kërkua z. Muhamed Kavaja që të përcjellë përshëndetjet e falënderimet më të mira për Kryetarin e KLSH z. Bujar Leskaj si një mik shumë i mirë i tij dhe si një njeri shumë i veçantë i cili në konsideratën e tij kishte ndikuar krijimin e forcimin e këtyre marrëdhënieve institucionale e ndërnjerëzore ndërmjet dy SAI-ve.

Tashmë mendojmë se vizita studimore vërtet mbaroj fizikisht porse ajo vetëm sapo ka filluar për BNAO dhe sidomos për KLSH në drejtim të implementimit në praktikë të asaj eksperience të përbashkët në auditim të grumbulluar duke pasur parasysh për këtë faktin se KLSH tashmë e ka ngritur në këtë periudhë nivelin e punës së sajë audituese e konfirmuar dhe nga treguesit e sajë në këto 6 vite por se tashmë KLSH nuk synon ta mati punën e sajë me krahasimin e treguesve nga viti ne vit por synon të renditet e krahasohet denjësisht me të gjitha institucionet homologe e sidomos ato Europiane duke paraprire me pune si rruga e vetme për integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE.
Sigal