Auditimi në Legalizime/ Drejtuesi i ALUZNI-it dhe përgjegjës të tjerë në Tiranë denoncohen për shpërdorim detyre

558
Sigal

Artan Lame i ALUIZNI-it dhe drejtues të tjerë të degës së Tiranës denoncohen për shpërdorim detyre

Kontrolli i Lartë të Shtetit, ka kryer auditimin në Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t Tirana Jug dhe ka gjetur këto shkelje ligjore: Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Tirana Jug në marrjen e vendimeve “Për kualifikimin për legalizim të objektit informal”, ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 161,317,255 lekë. Për 1888 leje legalizimi në momentin e auditimit nuk ka VKM për kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore ose në mungesë të ardhura në vlerë 1,059,959,811 lekë + bono privatizimi (1,216,148,000 lekë – 156,188,189 lekë ). Janë nxjerrë nga arkiva dhe ka kryer verifikimet ne teren, hartuar gen-planet, planimetritë për 4107 objekte informale të vetëdeklaruara si ndërtime pa leje, por nuk ka vazhduar procedurat e kualifikimit dhe pajisjet me Leje Legalizimi për këto subjekte. Në 25 rastet “Procesverbal i verifikimit në terren i të dhënave të ndërtimit pa lejë/shtesë në ndërtimin me leje”, nuk është i plotësuar sipas kërkesave ligjore. Për 31 dosje të objekteve rezultoi se ka mangësi në dosje të dokumentacionit të kërkuar ligjor si vetëdeklarimet, ose nuk disponohet dosje të hapur. Në 12 raste, janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët, madje është cenuar trupi i rrugës ku sipas Gen Planit të administruar në dosje rezulton se objektet bien mbi projektit infrastrukturor të Planit të Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Tiranë, ndërkohë që në dosje nuk ka korrespodencë shkresore me Autoritetin Rrugor Shqiptar për të përcaktuar nëse parcela ndërtimore bie mbi projektin infrastrukturor; Në 1 rast është kryer legalizimi i objektit të ndërtuar më pas nga periudha e deklaruar në vetëdeklarim, ku referuar imazheve nga gjeoportali asig.gov.al, rezulton se nuk ka ndërtim në vitin 2007, ndërkohë që sipas imazheve digjitale dhe në vitin 2010, i deklaruar si viti ndërtimit në vetëdeklarimin nr. 1219, objekti nuk rezulton i përfunduar. Në 1 rast është kryer legalizimi i objektit informal të ndërtuar në buzë të lumit “Lana”, në dosje nuk ndodhet dokumentacion justifikues për këtë qëllim.

Kallëzim penal për drejtuesit e ALUIZNI-it

KLSH, duke i konsideruar të paligjshme veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e ish-Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Tirana Jug, konkretisht për: I.SH ish-Drejtor dhe A.A. e I.K., ish- përgjegjës legalizimi. për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal. KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për shkelje të ligjit të legalizimeve etj., duke dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

Rrëmbejnë pronat e Kryegjyshatës me dokumente të falsifikuara

– Në 3 raste sipas dokumentacionit disponibël në dosje, si gen plani, harta digjitale e paraqitur, statusi i pronës, rezulton se objekti është të një parcelë ndërtimore në pronë të Kryegjyshatës, pasi nga verifikimi i materialit hartografik dhe pozicionimit të pronës nga punonjësit e autorizuar, rezulton se objektet informalë, ndodhen mbi pasurinë “Truall” me sip. 33073 m2 në pronësi të Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

Përgjegjësia e Artan Lames

Përgjegjësia kryesore për të gjitha këto shkelje të ALUIZNI-it dega Tiranë bien edhe mbi drejtorin e Përgjithshëm të ALUIZNI-it, Artan Lame, i cili ka shpërdoruar detyrën, derisa nuk ka kryer auditimin e brendshëm, për të gjitha shkeljet që gjeti auditivi i KLSH-së