Auditimi – KLSH: Albpetrol i ka shkaktuar buxhetit të shtetit 15 mld lekë dëm

521
Albpetrol i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 15 miliardë lekësh dhe një efekt financiar negativ 3 miliardë lekë.

Dëmi i Albpetrol është konstatuar pas një auditimi të kryer nga KLSH në periudhën 1 korrik 2015-30 shtator 2016.

Dëmi ekonomik
– Në zbatimin e kontratave të marrëveshjeve hidrokarbure me vlerë 14,956,009 mijë lekë, nga të cilat:

-Detyrime të kontraktorëve për naftën brut pjesë e Albpetrol nga ndarja e prodhimit me vlerë 6,706,916 mijë lekë.

-Diferenca të prodhimit të naftës brut rezultuar nga testimi i prodhimit të puseve me vlerë 4,245,693 mijë lekë.

– Shpenzime të përfshira në kostot hidrokarbure në kundërshtim me përcaktimet e marrëveshjeve hidrokarbure, me vlerë 2,780,252 mijë lekë.

-Diferencë transporti me çmime shumë më të larta se tregu me vlerë 796,043 mijë lekë.

-Diferencë e krijuar nga vlera shitjes në ankande të naftës brut pjesë e Albpetrol nga detyrimet e kontraktorëve, krahasuar me çmimin e naftës brut në momentin e krijimit të detyrimeve, me vlerë 427,105 mijë lekë.

– Në fushë e pagave dhe shpërblimeve me vlerë 89,576 mijë lekë.

• Në fushën e prokurimeve dhe zbatimin e kontratave me vlerë 60,157 mijë lekë.
• Firo transporti me vlerë 2,676 mijë lekë.
Efekti Financiar Negativ
• Diferencë e detyrimeve të shoqërisë në divident nga mos pasqyrimi i saktë i rezultatit financiar të shoqërisë me vlerë 1,788,727 mijë lekë.
• Kamatëvonesa të likuiduara për mosshlyerjen në kohë të energjisë elektrike me vlerë 564,402 mijë lekë.
• Detyrime të krijuara nga shoqëria për furnitorët me vlerë 644,031 mijë lekë.
• Pagesa për shpërblime grupe pune me vlerë 11,496 mijë lekë.
• Në zbatimin e procedurave të prokurimit me vlerë 2,176 mijë lekë.
Sigal