Auditi i ISSH, 500 milionë lekë dëmi në buxhet nga pensionet e falsifikuara

470
Tirane- Nga auditi i fundit i ISSH, kanë rezultuar rreth 5900 dosje me dokumente të falsfikuara për të përfituar pension.
Personat kanë ndyshuar datëlindjen, vjetërsi pune dhe kanë plotuësuar dokemente jo reale për kalimin nga një pension fshati në një pension qyteti”.
Certifikata të falsifikuar për të ndryshuar datëlindjen, dokumente të parregullta për të kaluar nga një pension fshati në një qyteti janë mënyrat abusive që kanë përdorur 5900 persona për të marrë pension.
Këto të dhëna janë nxjerrë nga auditi i ISSH-së gjatë pastrimit të skemës ku dëmi i llogaritur nga autoritetet arrin në vlerën 500 milonë lekëve.
Ali Emini, zv drejtor i ISSH tha se numrin më të lartë të dosjeve të parregullta e zënë ndryshimet e moshës.
Ali Emini: “Janë mbi 3800 raste të pensionistëve që kanë pasur mosha të falsifikuara. Dëmi i shkaktuar është 500 milionë lekë. Rastet e falsifikimit i janë dërguar prokurorisë.
Në skemë aktuale përfitojnë 560 mijë pensionistë dhe ka një numër të konsiderueshme të dosjeve të parregullta me ndryshime të vjetërsisë në punë.
Pastrimi i skemës i parapriu ndërtimit të sistemit të informatizimit ku për secilin pensionist do te jetë lehtësisht të verifkueshme të dhënat duke synuar shmangien e abuzimeve të tilla.
Sigal