“Aty ku flet historia e bujaria”

624
Sefedin METHOXHA
Shumë breza kanë kaluar e kanë kujtuar, të tjerë do të vijnë për të kujtuar 75-vjetorin e Çlirimit, si ditën e përbashkët të lindjes sonë
Në këtë 75-vjetor të Çlirimit të Skraparit që po afrohet, njerëzit flasin me gjuhën e trimërisë e të Bujarisë. Valëvitja e flamurit kuq e zi neper 75 vitet e udhëtimit ia ngrohen krenarinë Skraparit. Festa kudo ka trokitur ne Skrapar. Njerëzit mblidhen e flasin me gjuhën e historisë e të bujarisë. Kudo ndjehet atmosfera e festës. Rrezëllin buzëqeshja e mikpritja, nga palët e flamujve tek fytyra e skraparllinjve. Pëshpëritin në gjuhen e tyre edhe valët e Osumit aty pranë. Edhe ujëvarat e kanioneve duket sikur ende rrjedhin gjak nga betejat e përgjakshme që bënë partizanët kundër Fashizmit. Qytetarët e Çorovodës kanë hapur dyert e shtëpive, klubeve, lokaleve, por më parë kanë hapur zemrat e tyre. U ofrohet shërbim , mirëkuptim, shembull historik mbështjellë në dashurinë e një familjeje të madhe, të bashkuar. Që ngjajnë si një bashkim zemrash përballë gjëmimeve të historisë. Shumë breza kanë kaluar e kanë kujtuar, të tjerë do të vinë për të kujtuar 75 vjetorin e Çlirimit si ditën e përbashkët të lindjes tonë. Si përfaqësues të simbolit LANÇ. Ja tek na erdhi “5 Shtatori” Dita e Çlirimit të Skraparit. Shndërruar tashmë në një traditë të bukur festive, plot mbresa e nostalgji për ato ditë të kristalta të shoqërisë partizane. Edhe pse mbi supe provojnë peshën e rendë të dekadave, në mendje e në zemër iu vlojnë kujtimet mbin atë kohë të artë ku ndërthuren “5 Shtatori 1942” nga rruga luftarake e Çetës Plakë të Skraparit që u krijua më 14 mars 1942 në Qafën e Kulmakut , “Qëndisur’ me shembuj frymëzimi e heroizmi, jeta dhe aktet e atdhedashurisë të zjarrtë të luftëtarëve në fushëbeteja. Mbi të gjitha kujtimet krenari mbuluar për ata 360 yje te pashuar të Skraparit që falën jetën e tyre, për jetëgjatësinë e Skraparit dhe të gjithë Shqipërisë. Skrapari i qëndron besnik traditës po përgatitet për të pritur sa më mirë mysafirët. Të takohen i t’i gëzohen njëri-tjetrit, me urimin zemërbardhë, edhe në këtë 75-vjetor”shoqëruar” nga ajo keqardhje tronditëse, për shokët e shoqet e llogoreve, që na viti në vit na mungojnë në “apel” rrëmbyer nga ligjet e serta të natyrës. Përfytyroi ata partizanë që janë gjallë, veteranë e pasardhës qindra skraparas burra e gra, të rinj e të reja ku takohen e përqafohen me njëri tjetrin dhe festojnë së bashku. Do të jetë një ansambël harmonik që rrezaton aq dashamirësi dhe mirënjohje, guxim e trimëri, optimizëm e besim te ajo Luftë që bëri Çeta Plakë e Skraparit e drejtuar nga komandanti Mestan Ujaniku dhe Komisari Gjin Marku. Që në hyrje të qytetit Bashkia e Skraparit prezantohet aq mirë , sa të lë në shpirt një ndjesi të ngrohtë e me ngjyra optimiste. Çdo kujt i tërheq vëmendjen një qytet i bukur e me një pastërti të rrallë. Mozaiku i punimeve të gdhendura me daltë të tërhiq si me magnet që në shikimin e parë. Çorovoda tashmë është veshur me ngjyra festive. Flamuj kombëtarë, të tjerët shumë ngjyrësh. Çdo ditë që afrohet festa, veteranet e qytetit të Çorovodës ngrihen me herët e dalin nga shtëpitë. Ata takohen njëri me tjetrin dhe bashkërisht pinë kafen e mëngjesit dhe rrethe filxhanit të kafes kuvendojnë për Luftën. Ata kanë shumë për të treguar, ata kanë shumë për të thënë për kryerjen me sakrificë të detyrave, për shokët që nuk janë më, për ditët e atyre viteve mbresëlënëse. Të thinjur e të rrudhosur tashmë, por krenar e plot entuziazëm për sakrificat që bënë. Çorovodën në këtë festë të 75-vjetorit të Çlirimit do ta gjeni ndryshe, asaj bukurinë ia ka falur natyra, si dhe kanioneve që kanë magjepsur edhe turistin me të shëtitur i kanë dhënë Çorovodës nur nga nuri i tyre. Por edhe dora e njeriut duket se është në garë me natyrën. Po, po në garë me natyrën. Bukuria e natyrës dhe dora e njeriut janë në harmoni të plotë. Duke shkruar këtë shkrim kushtuar 75-vjetorin të Çlirimit të Skraparit, m’u kujtua një bisedë mbresëlënëse me një nga krijuesit e parë të Çetës së parë në jug të vendit, me 95-vjeçarin Orhan Frashërin, që do të mbetet një kujtim i paharruar dhe përjetshëm. Ai në bisedë e sipër midis të tjerave më tha “Nuk ka mbetur gjë pa treguar e pa shkruar në këto 75 vite të historisë së çlirimit të Skraparit? Po, ti ke të drejtë, se episode e asaj lufte dhe asaj fitoreje nuk kanë të sosur por u ngjajnë atyre dallgëve të Osumit që nuk shterojnë kurrë. Çetën e krijuam ne 14 mars 1942 në qafën e Kulmakut. Fillimisht me 25 partizanë dhe fjala e komandantit të Çetës Mestan Ujanikut dhe komisioni Gjin Marku fluturoi shtëpi më shtëpi, kasolle me kasolle e stan më stan. Dhe mbështetja e popullit nuk na mungoi. Provën e parë Çeta e dha në rrethimin dhe shpartallimin e milicisë fashiste në Mëlovë me komandante Xhale Balin. Për këtë operacion që ndërmori e hartoi unë shtëpinë e patriotit Hysen Zaloshnja, Ndërsa planin për Çlirimin e Çorovodës dhe gjithë Skraparit e bënë në shtëpinë e patriotit Sinan Leshnja (Ylli). Trimëria e burrave të mëdhenj të Skraparit si Kareman Ylli, Mesatan Ujaniku, Gjin Marku, Neshat Hysi, Demir Nuellari dhe shumë të tjerë tronditën qarqet më të larta të fashizmit. Dhe këtu ndaloi dhe u prish në fytyrë, sytë iu përlotën . E përfytyroi portretin e, më duket që nëpërmjet atij portreti shikoi tërë udhën e Çetës partizane, gjeografinë dhe historinë e saj. Dhe më “5 Shtator 1942 Çeta me entuziazmin e fitores zbret nga malet dhe pa zënë mirë dielli në atë mëngjes ngriti në qendër të Çorovodës Flamurin Kuq e Zi, flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit. Kësaj fitoreje iu bë jehonë anë e mbanë botës. Këta burra që do vijnë në varrezat e të rënëve dinë të flasin për shokët e tyre do të tregojnë për Tefik Lapanin e Estref Cakën, Ismail Alushanin e Sadush Myftarin. Për ata 360 dëshmorë që ranë për liri e flamur. Të tregojnë se ata ishin shokët e tyre të llogores. Ishin në një rresht, në një njësi luftarake. Sot edhe këta janë më pak. Ligji i sertë i natyrës godet. Dhe “ikën” flokëbardhët, bashkë me ëndrrat e realizuara. Veterani i Luftës Nebi Hysi thotë:- Suksesi i gjithë operacioneve në Skrapar u arritën me mbështetjen e fuqishme të popullit patriot, shtëpitë e të cilit u shndërruan në baza të sigurta, çerdhe, strehim e ushqim për luftëtarët e lirisë. Pritje tradicionale “Me bukë e kripë e zemër!”. Dhe këta veteran së bashku me popullin parakalonin krenarë në këtë jubile të 75-vjetorit të Çlirimit të Skraparit. Nder dhe lavdi për ata që dhanë jetën për jetëgjatësinë Skraparit dhe të gjithë Shqipërisë!
Sigal