Athina shpall Koço Danajn njeriun më të rrezikshëm

573
Koço Danaj është një nga nacionalistët shqiptarë më të rrezikshëm. Ai është iniciator i Shqipërisë Natyrale, domethënë Shqipërisë së Madhe, ku përfshihen përveç Kosovës edhe territore të Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë
Qarqet greke, analistë dhe mediat vendase kanë reaguar pas intervistës së Koço Danajt, ideatorit të Shqipërisë Natyrale, të dhënë pak ditë më parë. Ai është cilësuar si njeriu më i rrezikshëm në Shqipëri, kjo për shkak të platformës së tij për ndryshim kufijsh. Përmes një analize të publikuar në portalin “Pentapostagma”, analisti Kristos Valkanios ka hedhur kritika të ashpra kundër Koço Danajt, ndërsa ka shtuar se Shqipëria po synon zgjerimin e kufijve. “Koço Danaj është një nga nacionalistët shqiptarë më të rrezikshëm. 
Ai është iniciator i Shqipërisë Natyrale, domethënë Shqipërisë së Madhe, ku përfshihen përveç Kosovës edhe territore të Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Në një intervistë, Koço Danaj pretendon se tokat në Veri të Greqisë janë shqiptare. Madje, ai ka deklaruar se plani për bashkimin e trojeve shqiptare do të nisë në korrik, pas vizitës së Merkel në Tiranë”, është shprehur Valkanios, duke ju referuar në këtë mënyrë intervistës së Koço Danajt të dhënë të dielën për një të përditshme shqiptare ku u shpreh se Janina dhe Çamëria do t’i kthehen Shqipërisë dhe kjo gjë do të nisë gjatë verës.
Sigal