Atentati/ Pas “Rrumit”, edhe prokurori Arjan Ndoj del nga spitali

531
Sigal

Kur kanë kaluar 18 ditë nga atentati me armë zjarri që i bënë te mbikalimi i Shkozetit, prokurori i Durrësit Arjan Ndoj ka lënë këtë të martë ambjentet e spitalit të Durrësit ku mori trajtim mjekësor.

Në spitalin e Durrësit u trajtua edhe Aleksandër Laho, që la spitalin një ditë më parë. Laho, i cili njihet edhe me pseudonimin “Rrumi” u shoqërua për në banesën e tij me një ambulancë.

Prokurori Ndoj, Laho dhe Andi Maloku ishin në makinë së bashku kur iu bë atentati me 1 nëntor.

Shoferi i prokurorit, 24-vjeçari Andi Maloku nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë te Trauma disa ditë pas ngjarjes.

Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoj ndodhi pasditen e 1 nëntorit, rreth orës 16:13, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit.

Në ndjekje e sipër, persona të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “Benz” qëlluan me armë zjarri nga mjeti i tyre për të vrarë shtetasit Arjan Ndoj, 42 vjeç, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, shoferin e tij Andi Maloku 24 vjeç dhe Aleksandër Laho 46 vjeç, të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Benz”, të prokurorit Ndoj.