Atentati para gjykatës së Elbasanit/ Policia: Ja kush qëlloi me pistoletë në kafe

521
Policia e Elbasanit ka dyshime të forta që kanë qenë tre personat e përfshirë në atentatin me pistoletë që iu bë 38-vjeçarit Dritan Kasneci afër gjykatës së këtij qyteti, Për këto arsye ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e e shtetasve: E.GJ, 40 vjeç banues në Elbasan, M.B, 35 vjeç banues në Elbasan, F.L, 27 vjeç banues në Elbasan.
Këta shtetas në Lagjen “Aqif Pasha” përballë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen të kenë plagosur me armë zjarri (pistoletë) në shpatull 38 vjeçarin Kasneci banues në Elbasan, i cili ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë se Kasneci po qëndronte në një kafe afër gjykatës kur u qëllua mbrëmjen e djeshme.

Grupi hetimor në vendngjajre ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 gëzhojë armë zjarri model 54 dhe një predhë të kalibrit 7.62 mm

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal