Atentati në Tiranë, flasin fqinjët e viktimës: Po qan e gjithë lagjia, menduam se ishin fishekzjarre

726
Mbrëmjen e sotme u ekzekutua me armë zjarri Mario Majollari pranë banesës në Kinostudio.
Fqinjët shprehen të tronditur, ndërsa tregojnë  se si ndodhi ngjarja e rëndë.
Një nga fqinjët e viktimës thotë se dëgjuan tre të shtëna, por menduam se ishin kapsolla.
“Ishte djalë i mirë, jemi të tronditur. Nuk pamë asgjë. Ishin tre krisma. Dëgjuam që kërcitën, por menduam se ishin kapsolla, po prisja të dilnin ato lart kur hidhen fishekzjarrë.
Po habitemi, po qan e gjithë lagja për atë djalë, nuk e dimë përse e vranë”, tha fqinja.
Sigal