Atentati në Durrës u përgatit të paktën tri ditë para ngjarjes, zbulohet kujt i përkasin targat e vjedhura të makinës

486
Sigal

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarjua e rëndë në Durrës dy ditë më parë ku ranë pre e një atentati prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Landi Muharremi.

Mësohet se target e makinës të cilën kanë përdorur autorët i janë vjedhur makinës së një shtetasje nga Tirana me inicialet V.Gj e cila edhe është marrë në pyetje.

Autorët përdorën në mjetin nga cili i bënë atentat prokurorit targat AA 342 LM ndërsa nga pronarja e mjetit ishte bërë edhe një denoncim 3 ditë para ngjarjes në Policinë e Tiranës, konkretisht në Komisariatin nr 1 pasi kishte vënë re mungesën e targave.

Targat i përkasin një veture ‘Nissan’ ndërkohë që Policia ka nisur hetimet por denoncimi i saj nuk ka mundur të çojë në gjurmët e hajdutëve.

Ndërkohë provat e gjetura në këtë automjet konsiderohen tepër e rëndësishme për hetimin, dhe po analizohen në laboratorin e policisë shkencore. Policia ka shoqëruar deri tani mbi 40 persona për ti pyetur për ngjarjen.

Targat AA 342 LM të cilat u vendosën në makinën e përdorur në atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja janë denoncuar të vjedhura në Tiranë, rreth një javë më parë. Targat i përkasin një veture ‘Nissan’ në pronësi të shtetases me inicialet V.Gj. e cila është marrë në pyetje nga policia.

Kujtojmë se është identifikuar dhe një automjet tip ‘Skoda’ që ka ndaluar pas atentatit dhe për këtë arsye po verifikohet nëse ka lidhje me autorët e ngjarjes.