Atentati në Durrës/ Policia në hall ‘kapet’ me gazetarët

522
Sigal

Të kapur edhe një herë mat nga një tjetër ngjarje e rëndë kriminale, Policia e Shtetit ua nxjerr inatin punonjësve të mediave.

Efektivë të policisë së shtetit kanë larguar operatorët nga mbikalimi i Shkozetit që po transmetonin pamjet nga vendi ku ndodhi atentati në Durrës.

Lidhur me atentatin në fjalë nuk ka ende asnjë të arrestuar, ndërkohë policia njofton për dy persona të ndaluar, të cilët dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen. Ndërkohë që janë shoqëruar edhe disa dëshmitarë për të dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes.