Atentati në Durrës/ Flet mjeku: Ja gjendja shëndetësore e prokurorit dhe Lahos

580
Sigal

Mjekët flasin mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve në atentatin e pasdites së sotme pranë mbikalimit të Shkozetit të Durrësit.

Sipas mjekut, Arjan Tivari, prokurori Arjan Ndoja ka marrë dy plumba, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa i plagosuri tjetër, Aleksandër Laho po i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale në Spitalin e qytetit bregdetar.

“Prokurori Arjan Ndoja është jashtë rrezikut për jetën. Ka njëfrakuturë në klavikul dhe ndodhet në sallën e reaminacionit. Një i plagosur (Andi Maloku) është nisur drejt Tiranës, tjetri është në sallën e operacionit. Ka dëmtim të nofullës, kirugët po punojën me të”, tha mjeku për News 24.

Ndërkohë i plagosuri i tretë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku, ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.

Atentati ndodhi pasditen e sotme pranë Mbikalimit të Shkozetit teksa prokurori Arjan Ndoja  po udhëtonte me dy persona e sipërpërmendur në automjetin tip “Benz” fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’.