Atentati ndaj Prokurorit, tre të plagosurit ende në spital, si është gjendja e tyre

518
Sigal

Si pasojë e plumbave të atentatit të 1 nëntorit pranë mbikalimit të Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, miku i tij që po ashtu ndodhej në automjet së bashku me të, Pëllumb Muharremi, i njohur ndryshe si i forti i Sukthit, si edhe shoferi personal i Prokurorit Andi Maloku.

Ndoji dhe Muharremi janë jashtë rrezikut për jetën, gjendja e shoferit është më e rëndë.

Mjekët thonë se ai është në gjendje të rëndë dhe vijon të mbahet nën kontrollin intensiv të mjekëve të spitalit të Traumës në Tiranë. Parametrat e tij jetësore janë stabël, është i ndërgjegjshëm, por për fat të keq Maloku një pjesë të trupit e ka ende te paralizuar.

Atentati u regjistrua pasditen e të premtes rreth orës 16:20 minuta në mbikalimin e Shkozetit. Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoj, shoferi i tij, Andi Maloku dhe Aleksandër Laho, i njohur me nofkën “Rrumi”, një personazh i shumëpërfolur i botës së krimit.

Lidhur me ngjarjen policia tha se ka vënë në pranga 34-vjecarin Redjan Rraja. Ai u ndalua me urdhër të prokurorëve, Anton Martini e Besim Hajdarmataj, teksa tentoi të largohej nga Shqipëria nga pika kufitare e Hanit të Hotit për në Malin e Zi.

34-vjeçari Rraja u tradhtua nga shenjat e gishtërinjve që u gjetën në automjetin e braktisur në fshatin Shkafanë të Ishmit, i cili u përdor në atentat.