Atentati ndaj Arjan Ndojës, Policia zbarkon në Peqin. Ka dyshime se aty fshihen atorët

146

Policia ka dyshime se në zonën e Peqinit mund të jenë fshehur autorët ose bashkëpunëtorët e krimit në Durrës ku mbetën të plagosur dy persona ndërsa një tjetër ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar në Spitalin e Traumës.

Për këtë ka nisur kontrollet e imtësishme për të rënë në gjurmë të tyre ndërsa nuk bëhet me dije mbi edentitetin e personave që kërkohen.

Kontrollet po kryhen në zonën mes Peqinit dhe Rrogozhinës ndërsa kujtojmë se mbrëmjen e kaluar një aksoion i tillë u realizuar në Lushnje dhe Vlorë ku u mësua se, personi i dytë i dyshuar në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja është jo pak i njohur në botën e krimit, Julian Sula.

Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashkos, gjatë një operacioni para një muaji i janë sekuestruar 70 000 euro cash dhe një automjet me vlerë 100 000 euro, pasi dyshohej se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Atentati ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja ku mbeti i plagosur vetë prokurori, Aleksandër Muharremi njohur ndryshe me nofkën “Rrumi”, dhe shoferi i Ndojës, Andi Maloku i cili ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar në Spitalin e Traumës ndodhi me datë 1 Nëntor të një jave më parë.

Për ngjarjen është arrestuar deri më tani autori i dyshuar, Redjan Rraja i cili ka muhuar akuzat por që në makinën e autorëve janë gjetur një palë syze të tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja, pjesa më e madhe e plumbave është qitur në anën nga ka qenë i ulur prokurori Ndoja, çka shton dyshimet që ai të ketë qenë dhe shënjestra.